21 ditë lutje për Kishën time! (Të Krishtit)

Shumë prej nesh lutem për Kishën e Perëndisë, shumë prej nesh sakrifikojnë (në mënyrën e tyre) për Kishën e Perëndisë, shumë nga ne nuk e dinë potencialin e Kishës së Perëndisë dhe vlerën që ajo për Zotin, ne ndonjëherë harrojmë që Krishtit e deshi aq shumë Kishën sa dha jetën për të.
Në këtë seri meditimesh dua që të shikojmë sëbashku rëndësinë e të Luturit për kishën e Zotit dhe gjëra që duhet ti kërkojmë Zotit për Kishën e Tij.

Dita e 1-rë “I lutem Zotit që kisha të mund të kujtojë çdo ditë se kush Jemi”

«Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme. Ju që dikur nuk ishit popull, tani jeni populli i Perëndisë. Ju që ishit të përjashtuar nga mëshira, tani u mëshiruat.» 1 Pjetrit 2:9-10

  1. Një komb i shenjte- I lutem Zotit qe kisha te filloj te mbroje identitetin e saj si nje komb i shenjte. Falenderoj Zotin qe me ane te hirit te tij na ka zgjedhur qe nepermjet nesh te mund te tregoje Lavdine e Tij.Lutem qe cdo pjestar i kishes te mund te rritet ne te vepruarit dhe te ecurit si nje popull i shenjte.
  2. Priftëri Mbreteror- i lutem Zotit qe te mund te bekoje gjithsecilin dhe te na ndihmoje te jetojme titullin qe ai na ka dhene si “Prifterinje” jo vetem jetojne ne shenjteri por qe nepermjet nesh shume te tjere te vijne tek Perendia
  3. Vepra e Tij Madhore- I lutem Zotit qe te mund te ndihmoje gjithsecilin prej nesh qe te mund te jemi vepra e tij madhore te cilen ai po e kalit dhe modelon sipas planit te tij te mrekullueshem. I lutem Zotit qe secili prej antareve te kishes tone. Modelimi dhe kaliyja kerkon sakrifice dhe durim.
  4. Te Thirrur- i lutem Zotit qe secili prej antareve te kishes tone te mund te pranoj thirrjen e Perendise per te dhe thirrjen e Perendise per kishene tij qe mund te ndaje ungjillin ne cdo shtepi ne vlore.
  5. Te Meshiruar- I kerkoj Zotit qe perpara se gjthas te mund te shikojme dhe te jetojme si njerez te meshiruar njerez qe nuk mund te benim asgje per te Arritur tek Perendia por qe tani fal Gjakut te Krishtit ne jemi te meshiruar dhe te mund te jetojne ne Perendine sipas kesaj vepre meshire qe Ai na ka dhene.

Amen!

Write a comment:

*

Your email address will not be published.

© 2016 bsksh.org | Made with love.
Kreu
Na ndiqni në: