21 ditë lutje për Kishën time! (Të Krishtit)

Shumë prej nesh lutem për Kishën e Perëndisë, shumë prej nesh sakrifikojnë (në mënyrën e tyre) për Kishën e Perëndisë, shumë nga ne nuk e dinë potencialin e Kishës së Perëndisë dhe vlerën që ajo për Zotin, ne ndonjëherë harrojmë që Krishtit e deshi aq shumë Kishën sa dha jetën për të.

Në këtë seri meditimesh dua që të shikojmë sëbashku rëndësinë e të Luturit për kishën e Zotit dhe gjëra që duhet ti kërkojmë Zotit për Kishën e Tij.

II. Dita e 2-të “I lutem Zotit Kisha të mund te rritet si një trup i vetëm në pjekuri”

«Disa ai i bëri apostuj, disa i bëri profetë, disa i bëri ungjilltarë, disa i bëri barinj e mësues, që të përgatisë besimtarët e krishterë për të kryer veprën e shërbimit ndaj të tjerëve, për rritjen në besim të trupit të Krishtit, derisa të arrijmë të gjithë në unitetin e besimit dhe në njohjen e Birit të Perëndisë. Kështu do të bëhemi njerëz të përsosur, sipas masës së përsosmërisë së Krishtit, që të mos jemi më foshnja, të hedhur andej-këtej dhe që i vërtit era e çdo mësimi njerëzor, e që e lënë veten të mashtrohen nga dinakëria e dredhia e njerëzve. Por, duke dëshmuar të vërtetën me dashuri, le të rritemi plotësisht drejt atij që është kreu, Krishtit. Ai bashkon e lidh gjithë trupin nëpërmjet nyjeve dhe çdo gjymtyrë, sipas funksionit, ndihmon në rritjen e trupit dhe në forcimin e tij në dashuri.» Efesianëve 4:11-16

  1. Të jetë e pajisur- I lutem Perendise që kisha(dhe drejtuesit e kishes) do te mund ti shikojnë drejtuesit e kishes në të njëjtën menyrë si Pali i shikonte, jo që ata duhet të bejnë çdo gjë vet por që të mund të pajisin gjithë trupin e Krishtit që të mund të bejnë punën e Tij. Që Zoti te mund tju zbuloj drejtuesve se për çfarë ka nevoj kisha të pajiset dhe të mund ti ndriçoj që ta pajisin Kishën e Tij për vullnetin e Tij.
  2. Të jetë e bashkuar- I lutem Zotit që uniteti në kishë të mos vij si pasoj e njerëzve me karakteristika të njëjta por të jetë një unitet akoma dhe më i thellë: “ “Unitet në besim dhe në njohjen e Birit të Perëndise”. Ja dijë për faleminderit Perëndisë sepse nëpërmjet ungjillit një unitet i tillë është i mundur.
  3. Të bëhet e pjekur-I lutem Perëndisë që familja ime në Krishtin të mund të rritet në çdo nivel të jetës dhe të mund të tregoj pjekuri në çdo situat në të cilën ajo përballet. Të jetoj Krishtin në çdo moment të jetës.
  4. Do ti qëndroj besnike të vërtetës-Zot të lutem mbroji besimtarët e kishës në situata të ndryshme që mund të jenë duke kaluar në jetë që pavarësisht vështirësive tëmund të qëndrojnë besnik ndaj të vertetës dhe të mund të mbajnë shikimin të drejtuar nga ty dhe jo nga problemi sepse Ai që me ne është më i madh se ai që është kundër nesh.
  5. Që të mund të ndërtojmë njëri tjetrin-Zot të lutem që takimet javore, takimet që mblidhemi sëbashku,takimet në kafe, vizitat në familje dhe te tjera si këto të mund të jenë më të shpeshta dhe te mund te jenë gjithmonë për ndërtimin e Kishës tënde si një trup i vetëm në unitet. Na ndihmo Perëndi që të forcohemi në dashuri vllazërore, na ndihmo që me njeri tjeterin të mund të flasim gjithmonë të vërtetën dhe që mos të merremi me llafe, forco Perëndi një frymë uniteti dhe largo përçarjen, na ndihmo që ti themi të vertetën njeri tjetrit me dashurinë tënde, të jemi mbështetje në jetën e njeri tjetrit dhe që gjithsecili prej nesh të mund të veprojë për të mirën e tjetrit.
Write a comment:

*

Your email address will not be published.

© 2016 bsksh.org | Made with love.
Kreu
Na ndiqni në: