Ne besojmë se Zoti është shpirtërisht i pranishëm në mesin e besimtarëve të cilët mblidhen së bashku në emrin e Tij (Mateu 18: 20).

Adhurimi: Si vëllezër dhe motra në Krishtin, ne takohemi rregullisht me lehtësi për të adhuruar Perëndinë në Frymë dhe në të vërtetën, për të lëvduar, për të kënduar atij, për të lexuar dhe medituar mbi Fjalën e Perëndisë, për t’u lutur, për t’i shërbyer njëri-tjetrin dhe shprehim dashurinë tonë ndaj njëri-tjetrit, ashtu si Krishti ka dashur.

Të mbledhurit sëbashku: Në bindje ndaj urdhërit të Jezusit, çdo të diel ne marim pjesë në Darkën e Zotit, për të kujtuar me bukë dhe verë vdekjen dhe ringjalljen e Tij. ( Veprat 2: 42-47, 1 Peter 2 :1-5, 1 Korintasve 11:23-29).

Ungjilli: Për më tepër predikojmë ungjillin, sepse ne besojmë se ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson (Romakeve 1: 16).

Justifikimi (nepermjet hirit): Ne jemi të bindur se të gjithë njerëzit kanë nevojë për Krishtin, i cili vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall për justifikimin tonë (Romakëve 4: 25).

Shpëtimi i Besimtarëve: Ne besojmë që të gjithë njerëzit e rilindur, janë shpëtuar, ruajtur dhe mbahen nga fuqia e Perëndise dhe janë të sigurt dhe përgjithmonë në Krishtin Gjoni 6:37-40; 10:27-30; Rom 8:1, 38-39; 1 Kor 1;4-8, 1 Pjet 1:4,5) Ne besojmë që Perëndia na ka bërë të lire në Krishtin dhe të sigurt në Të, dhe kjo na jep gëzim e megjithate Bibla meson qartë që kjo liri nuk është për ta përdorur si një rast për mishin Rom 13:13-14; Gal 5:13

Personi dhe Puna e Frymës së Shenjtë: Ne besojmë qe Fryma e Shenjtë është një person që bind botën për mëkat, drejtësi, dhe për gjykim dhe banon në trupat e besimtarëve që nga momenti i shpëtimit. Në momentin e shpetimit Ai rigjeneron dhe pagëzon të gjithë besimtarët në trupin e Krishtit si dhe i vulos deri në ditën e shpengimit. Gjoni 16:8-11; 1 Korintasve 12:12-14; Efesianëve 1:13,14 Ne besojmë që Fryma e Shenjtë është mësuesi hyjnor që u jep besimtarëve të kuptuar të Shkrimeve te Shenjta dhe u jep besimtarëve dhunti për t’i shërbyer Zotit dhe njeri-tjetrit. Gjoni 14:26; Romakëve 12:3-8