biblshqip

Fjala e Perëndisë.

  • Ne besojmë fjalën e Perëndisë, Biblën, Shkrimet e Shenjta.
  • Bibla është zbulesa plotë dhe hyjnore e Perëndisë për njeriun.
  • Shkrimet e shenjta janë të frymëzuara nga Perëndia dhe pa gabime dhe janë autoriteti përfundimtar për besimin dhe jetën.
  • Bibla është përbërë nga 39-të libra të Dhiatës së Vjetër dhe 27-të libra të Dhiatës së Re.
  • 2 Timoteu 3:16,17 ” I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”

Kisha e Krishterë Ungjillore e Vëllezërve

Nuk është një denominacion, por e përbërë nga besimtarë të thjeshtë në Perëndinë Atë dhe Zotin Jezu Krisht, të larë e pastruar nga gjaku i Krishtit, derdhur në kryq para 2000 vjetësh. Ne besojmë se Krishti themeloi kishën e Tij në tokë dhe dëshiron që ne ta vazhdojmë atë deri kur Ai të kthehet për ta marrë atë pranë vetes.

Ne zbatojmë dy urdhëresat e Zotit Jezus:

Pagëzimin me zhytje nën ujë, i cili është simbol i vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes së besimtarit me Krishtin.

Darkën e Zotit, e cila është shprehje e përbashkësisë së besimtarëve me njëri-tjetrin dhe me Zotin, por edhe një kujtesë se Krishti do të kthehet.

about_small_3

Duke qenë një kishë besnike e Zotit Jezus,

përpiqemi me ndihmën e Frymës së Shenjtë të jemi të shenjtë dhe të zbatojmë të gjitha urdhërimet e Perëndisë. Edhe pse nuk ia kemi arritur qëllimit, ne mësojmë njëri-tjetrin të rritemi në njohjen e Perëndisë dhe ta nderojmë atë në çdo pikë të jetës sonë.

Pikat bazë të mësimit tonë, të cilat i gjejmë të qenësishme dhe të patjetërsueshme në Bibël, janë: Trinia, Hyjnia e Krishtit, mishërimi i Krishtit, vdekja dhe ringjallja e Krishtit, kthimi i Krishtit, frymëzimi dhe pagabueshmëria e Biblës, Fjala e Perëndisë, siguria e shpëtimit.

 Bëhu pjesë