Cfare te bej?
Në qoftë se tani beson në Jezusin, ti ke shumë gjëra me të cilat ti mund të gëzohesh. Për shembull, ti je tani në rregull me Perëndië. Bibla këtë gjë e quan shfajësim dhe ajo thotë: Perëndia, pra, na ka shpallur të pafajshëm, sepse kemi besuar në Jezusin, Mesinë. Tani ndërmjet Tij dhe nesh mbretëron paqja. Përmes Jezusit, Mesisë, mëkatet tuaja janë falurŠ.se në fuqi të Emrit të Tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në të. Ti je anëtar i familjes së tij. Mirë se erdhe! Šata që e pranuan dhe i besuan, atyre u dha të drejtë të bëheshin fëmijë të Perëndisë.. Ti je i siguruar përgjithmonë: Nuk ka, pra, tani kurrfarë dënimi për ata që janë në Jezu Krishtin. Vetë Perëndia ka ardhur për të zënë vend në jetën tënde, në personin e Shpirtit të Shenjtë: Shpirti i Atij që e ringjalli nga të vdekurit Jezusin, banon në ju.. Sa të vërteta të mëdha janë këto!
Tashti të duhet të rritesh në jetën tënde shpirtërore. Për këtë ti duhet t'u kushtosh vëmendje këtyre katër gjërave të rëndësishme:
Lutja. Ti tani mund të flasësh me Perëndinë si me Atin tënd, e këtë më parë nuk ke mundur ta bësh. Ti mund ta adhurosh atë, ta lavdërosh atë për madhështinë, fuqinë, shenjtërinë dhe dashurinë e Tij. Mund t'i lutesh çdo ditë për faljen e mëkateve që bën. Madje edhe ata që bëhen fëmijë të Perëndisë ende s'janë të përsosur, por nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë, do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Ti mund ta falenderosh atë çdo ditë për mirësinë e tij ndaj jush. Ka shumë gjëra të mira për të cilat ke dëshirë të falenderosh, duke përfshirë dobitë e jetës së përditshme të cilat shpesh i marrim shkel e shko. Posaçërisht do ta falenderosh atë që të ka shpëtuar, që të ka pranuar në familjen e tij dhe që të ka dhuruar jetën e përjetshme. Kjo lutje s'do të jetë e vështirë ta thuash! Zotit mund t'i lutesh të të ndihmojë, të japë fuqi dhe të udhëheqë jetën tënde dhe jetën e të tjerëve. Sidomos, do t'i lutesh për njerëzit e tjerë të cilët janë larguar nga Perëndia ashtu siç ke qenë edhe vetë dikur.
Leximi i Biblës. Në lutjet e tua, ti i flet Perëndisë; në Bibël ty të flet Perëndia. Prandaj është shumë e rëndësishme ta lexosh Biblën çdo ditë që të zbulosh se ç'i pëlqen Perëndisë. Kur ti lexon Biblën, lutju Perëndisë që të ta bëjë të kuptueshme atë që lexon në mënyrë që të mund ta zbatosh atë në jetë që të rriteni në besim e t'ia arrini pikësynimit, shpëtimit të fundit. Po qe se ke nevojë për ndihmë në fillim të studimit të Biblës, na shkruaj në adresën e përmendur në faqen 31.
Bashkësia shoqërore. Tani kur je bërë anëtar i familjes së Perëndisë, Ai do që ti të shoqërohesh rregullisht me vëllezërit dhe motrat e bashkësisë së krishtere. Të mos i lëmë pas dore mbledhjet tona, siç e kanë bërë zakon disa, por t'i japim zemër mjëri-tjetritŠ
Kjo nënkupton të bëhesh anëtar i bashkësisë lokale sa më parë. Është e vështirë të vendosësh se cilës bashkësi t'i takoni nëse në vendin ku jeton ka shumë bashkësi. Është e domosdoshme që t'i takosh bashkësisë, anëtarët e së cilës kanë përjetuar një rilindje të njëjtë me atë që ke përjetuar vetë dhe se mësimi i përket të vërtetave biblike që kemi mësuar së bashku në këtë libër. Personi që të ka ofruar këtë material do të jetë në gjendje të të ndihmojë. Në bashkësinë që bën pjesë, do të mësosh edhe më shumë për Perëndinë. Do të përfitosh nga përvoja e anëtarëve të tjerë, do të mësosh për rëndësinë e udhëzimeve të Perëndisë përsa i përket pagëzimit dhe darkës së Zotit. Ti do të zbulosh kënaqësinë për të ndarë diçka të barabartë me dikë, si për shembull aftësitë dhe prirjet që t'i ka dhënë Perëndia. Ti ke nevojë për bashkësi dhe bashkësia ka nevojë për ty.
Shërbimi. Tashti ti ke privilegj per t'i shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e shpirt. Ki gjithnjë parasysh që Perëndia na ka shpëtuar dhe na ka thirur të jemi populli i tij i shenjtë. Shenjtëria le të jetë gjithmonë përparësi në jetën tënde. Vullneti i Perndisë është që ti të jesh i shenjtë. Mundohu t'i shfrytëzosh prirjet e tua të veçanta në shërbim të Perëndisë. Ki parasysh që je krejtësisht vepër e tij Še krijuar në Jezus Mesinë - për vepra të mira. Në fund, bëhu vigjilent (i gatshëm) përŠt'u treguar të tjerëve se ç'bëri Zoti për ty e si Ai pati mëshirë për ty. T'u tregosh të tjerëve për Jezusin, s'është vetëm detyrë, por përjetim i një gëzimi të madh!
Tash e tutje mundohu të jetosh në çdo fushë të jetës sate për t'i shpallur veprat e madhërishme të Atit që të thiri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme!
(Romakëve 5,1; Veprat 10,43; Gjoni 1,12; Romakëve 8,1; Romakëve 8,11; 1 E Gjonit 1,9; Efesianëve 5,10; 1 E Pjetrit 2,2; Hebrenjve 10,25; Besëlidhja e Përtërirë 10,12; 2 Timoteut 1,9; 1 Selanikasve 4,3; Efesianëve 2,10; Marku 5,12; 1 E Pjetrit 2,9)
Gjithsesi nese ke mare kete vendim mos nguro te na kontaktosh Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Studime
-
16 Pika për ta bere një takim Drejtuesish te Frytshëm 1. Mos e nënvlerëso asnjëherë rendësin e Takimit. Takimet e Drejtuesve( Pleqve) janë qendra nervore kritike te kishës...
-
Teologjia Sistematike-Doktrina e Peredise Fjala "teologji" vjen nga fjala greke "theos" që do të thotë "Perëndi". Si rrjedhim, teologjia është doktrina e Perëndisë.
-
Teologjia Sistematike-Hyrje Fja 9:10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. Gj 17:3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin...
-
Një jetë ndryshe nga të tjerët! Do te doja te filloja te shikonim sebashku jeten e disa personazheve Biblike te cilet Perendia i ka perdorur shume kohe me perpara. Duke qene se...
-
Studime Biblike si nje alternative me shume vlere per levizjen studentore Lokale. Shpesh kur fillojme te mendojme per te organizuar nje takim studentore ne qytetin tone, fakultetin tone, konvikt, ne dhomen me shoket e dhomes apo ne cdo...
-
12 Dishepujt (Pershkrimi i tyre) Te dhëna në lidhje me historinë e 12 dishepujt. Përdoreni këtë informacion të dobishëm për të ndihmuar në një studim biblik qe mund...
-
Nga se vijnë Fatkeqësitë A vijnë nga Zoti Fatkeqësitë ne Jetën e te Krishterit? Apo ...Gjithçka qe i ndodh te krishterit a është dora e Zotit? JO!Disa gjera i shkakton...
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5