MONDAY, SEPTEMBER 06, 2010

Si është Perëndia qe me do?

Ja çështja e dytë që duhet përballuar. Pranimi i ekzistencës së Perëndisë është një punë, por ta pranojmë se ai na flet nëpërmjet krijimit dhe nëpërmjet faqeve të Biblës është punë tjetër. Por ne duhet të mësojmë edhe më. Kujt i ngjan Perëndia, në të vërtetë?

Në këtë pyetje shumë të rëndësishme Bibla na jep shumë përgjigje të kthjellta dhe pozitive. Ja disa prej tyre:

Perëndia është personal. Perëndia s'është një »gjë«, »fuqi« ose »ndikim«. Ai mendon, ndien, dëshiron dhe sillet në atë mënyrë saqë tregon se është një qënie personale e gjallë. Perëndia nuk është një Śmbinjeri' ose dikush i paaritshëm që rri mbi retë në lartësitë e qiellit. Zoti është Perëndi i vërtetë; Ai është Perëndia që vepron, Mbreti i përjetshëm.

Perëndia është trini. Ka vetëm një Perëndi të vërtetë. Zoti i gjithpushtetshëm thotë kështu: Unë jam i pari dhe i fundit, i vetmi Perëndi. Përveç meje s'ka perëndi tjetër. Megjithatë, Perëndia u tregua si një Śtrini' i përbërë prej tre vetash- Ati, Biri (Jezusi, Mesia) dhe Shpirti i Shenjtë. Secili prej tyre është me të vërtetë, plotësisht dhe barazisht Perëndi. Bibla shkruan për madhështinë e Perëndisë - Atit dhe thotë se Fjala (Jezusi, Mesia) ishte Perëndi: dhe flet për Zotin, i cili është Shpirt. Ndërsa ka vetëm një Perëndi, ka tre veta në një hyjni.

Perëndia është Shpirt. Ai s'ka përmasa fizike. Ai s'ka as trup, as ndonjë karakteristikë që mund ta përcaktojë përmasën dhe trajtën e tij.Perëndia është shpirt, dhe adhuruesit e Tij duhet ta adhurojnë me anë të Shpirtit dhe në të vërtetë. Kjo nënkupton se Perëndia është i padukshëm. Askush nuk e parë Perëndinë. (Gjoni 1,18) Gjithashtu nënkupton se Ai s'është i kufizuar me hapësirë dhe kohë, por gjatë gjithë kohës gjendet në çdo vend: A s'mbush unë qiellin dhe tokën? - Thotë zoti. Kjo nënkupton mes të tjerash që Perëndia i vë re të gjitha ato që ndodhin në botë. Kjo s'përfshin vetëm ato që ti bën e thua, por edhe çdo gjë që mendon.

Perëndia është i përhershëm. Perëndia nuk ka fillim. Bibla thotë: Ti qëndron që nga përjetësia. S'ka kohë që Perëndia nuk ka ekzistuar dhe kurrë s'do të ketë kohë që Ai s'do të ekzistojë. Perëndia thotë se është Ai që është, që ishte dhe që duhet të vijë. Ai mbetet përherë i pandryshuar: Unë, Zoti, nuk ndryshoj. Gjithçka që ishte Perëndia, akoma është dhe përherë do të jetë.

Perëndia është i pavarur. Çdo gjallesë tjetër varet nga njerëzit e tjerë ose nga gjërat e tjera dhe në fundit nga Perëndia - por Perëndia është plotësisht i pavarur nga krijimi i tij. Ai mund vetë të mbijetojë plotësisht. As nuk varet nga njerëzit ushqimi i tij, sepse ai vetë u jep jetën e gjithçka që u duhet për jetesën e tyre.

Perëndia është i shenjtë. Ai është madhështor në shenjtëri. Nuk ka askund krahasim me shenjtërinë e Perëndisë. Askush s'është i shenjtë si Zoti i cili është krejt pa të meta dhe pa mungesë. Ja ç'thotë Bibla për të: Sytë e tu janë tepër të pastër për ta shikuar të keqen; ti nuk duron padrejtësi. Dhe që ky Perëndi i Shenjtë kërkon prej ne të gjithëve shenjtëri. Kështu Zoti urdhëron sot duke na thënë: Jini të shenjtë sikurse unë që jam i shenjtë.

Perëndia është i drejtë. Bibla thotë se Zoti është Perëndi i drejtësisë dhe se e drejta dhe drejtësia janë themelet e fronit të tij. Perëndia nuk është vetëm Krijuesi dhe Mbajtësi ynë por Ai është gjykatësi ynë, i cili do të shpërblejë dhe do të dënojë, në kohë e përjetësi, me drejtësi të përsosur dhe pa ndonjë apelim ose kundërshtim.

Perëndia është i përsosur. Dituria e tij është e përsosur. Asgjë s'ka të fshehur para Perëndisë. Gjithçka gjendet lakuriq e zhveshur para syve të Atij të cilit duhet t'i japim llogari. Perëndia i di të gjitha ç'ndodhën në kohët e shkuara, të tanishme dhe të ardhshme, duke përfëshirë edhe të gjitha mendimet, fjalët dhe veprat tona. Urtësia e tij është e përsosur dhe jashtë kuptimit tonë. Urtësia e tij është pafund! Gjithçka që bën është e pazbulueshme. Kush mund t'i shpjegojë vendimet e tij? Kush mund t'i kuptojë udhët e tij?

Perëndia është sovran. Ai është i vetmi Sundimtar epror i gjithësië, dhe asgjë s'është jashtë kontrollit të tij. Gjithçka që do, edhe bën, në qiell dhe në tokë, në det dhe në të gjitha thellësitë. Perëndia s'ka as rastësi dhe as befasi. Ai shkruan tërë historinë e botës dhe zbaton gjithçka sipas planit dhe vullnetit të tij. Perëndisë nuk i nevojitet as këshillë as miratim për cilëndo punë që vendos të bëjë. Askush s'mund ta ndalojë atë në veprat që bën sipas vullnetit të tij të lirë. Askush s'mund ti kërkojë llogari: Askush s'ka të drejtë ta pyesë: «Çbën kështu«.

Perëndia është i gjithpushtetshëm Perëndia ka pushtet suprem. Ai deklaroi: Unë jam Zoti Perëndi i gjithë njerëzimit. A ka gjë të vështirë për mua? Kjo s'do të thotë se Perëndia mund të bëjë gjithçka (ai s'mund të gënjej, të ndryshojë, të gabojë, ose të mëkatojë, ose ta mohoj veten), por Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron dhe që është në përputhje me karakterin dhe vullnetin e tij. Kjo është vetëm një përmbledhje e disa gjërave që Perëndia na i ka zbuluar përmes Biblës për natyrën dhe karakterin e tij. Në Bibël ka shumë të vërteta të tjera për Perëndinë (dhe ne do t'i mësojmë disa nga ato në faqen 22), megjithatë ka shumë gjëra në lidhje me atë, të cilat ne s'mund t'i kuptojmë. Ai kryen mrekulli që nuk mund të kuptohen dhe çudira që s'mund të numërohen. Nën këtë nënkuptohet që, i Plotfuqishmi s'mund të arrihet, dhe asnjë inteligjencë njerëzore e as ndonjë tjetër, sado i madh, s'mund ta ndryshojë këtë të vërtetë. Kjo s'duhet të na befasojë. Po të mund ta kuptojmë Perëndinë, Ai do t'i jetë i padenjë adhurimit tonë.

(Jermia 10,10; Isaia 44,6; Filipianëve 2,11; Gjoni 1,1; 2 Korintasve 3,18; Gjoni 4,24; Gjoni 1,18; Jeremia 23,24; Psalmi 90,2; Apokalipsi 1,8; Malakia 3,6; Veprat 17,25; Zanafilla 15,11; 1 Samueli 2,2; Habakuku 1,13; 1 E Pjetrit 1,16; Iasia 30,18; Psalmi 97,2; Hebrenjve 4,13; Romakëve 11,33; Psalmi 135,6; Efesianëve 1,11; Danieli 4,35; Jermia 32,27; Jobi 5,9; Jobi 37,23)

Studime

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5