10 Arsye per te Besuar qe Perendia u be Njeri.
Shkruar nga Juljan Muhameti
1. Një virgjëreshë mbetet me barrë.
Nëse Maria po thoshte të vërtetën, fëmija e saj nuk kishte një baba njerzor. Ajo tha që një engjëll i’u shfaq dhe i tha që do të bëhej me barrë me një djalë nga Fryma e Perëndisë.Dhe pastaj i tha që ky fëmi, të cilin ajo duhet ta quante Jezus, do të quhej Biri i Perëndisë. Nëse Maria po gënjete, nata e lindjes së Jezusit nuk ishte e shenjtë, dhe e vetmja gjë që mungonte ishte e vërteta. Por si mund ta dimë të vërtetën? Si mund ta marrim seriozisht këtë lloj tregimi që zakonisht sjell përqeshje me pabesim? Përgjigja gjendet në ato që ndodhën. Nëse nuk do të kishte pasur asnjë dëshmitar apo prova, ne mund ti injoronim shumë kollaj thëniet e Marisë. Nëse jeta e birit të saj do të kishte qenë e njejtë me ato të të tjerëve, thënia e saj për një lindje të virgjër do të ishte nga tregimet më të lehta për tu mohuar.
2. Një profet i Dhjatës së Vjetër profetizoi për një Perëndi-njeri.
Ajo që ne dimë është që në shekullin e shtatë para Krishtit, profeti Isaia parafoli për një Shërbëtor të Zotit i cili do të sundonte mbi tokë në ditët e fundit. Ai përshkroi një ditë kur e gjithë toka do të ishte në paqe dhe kur të gjitha kombet do të shkonin në Jeruzalem për të adhuruar Perëndinë (Isaia 2). Isaia lajmëroi duke thënë, “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë, mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes” (Isaia 9:5). Isaia gjithashtu shkroi një profeci misterioze e cila u përmbush vetëm pjesërisht në gjatë jetës së tij. Ai shkroi, “Prandaj vet Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel” (Isaia 7:14). Imanuel do të thotë “Perëndia me ne.”
3. Engjëjt e lajmëruan lindjen.
Në fushat e barinjve jashtë Betlehemit, një grup dëshmitarësh formuan një urë midis Isaias dhe Marisë. Sipas tregimeve të Dhjatës së Re (Luka 2:8-14), barinj Judenj të friksuar u vizituan nga një engjëll i cili u dha lajmin e lindjes së Mesias së shumë pritur të Izraelit. Engjëlli i’u tha, “Mos druani sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd” (vargjet 10-12). Dhe ashtu siç thanë edhe barinjtë, më pas qielli u mbush me engjëj të cilët po lavdëronin Perëndinë duke thënë, “Lavdi Perëndisë ne vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e Tij!” (v. 14).
4. Një shenjë u shfaq në qiell.
Sipas Dhjatës së Re, një dritë (yll) në qiell i dha akoma më shumë besueshmëri Marisë. Një grup dietarësh nga lindja ndoqën një “yll” deri në qytezën hebrehe të Betlehemit. Ajo që ata gjetën ishte një fëmijë i cili besonin që ishte Mesia i shumë pritur i Judenjve. Prej qindra vitesh profetë të Dhjatës së Vjetër kishin qenë duke parafolur për një “Yll” dhe një “Skeptër” që do të dilte nga Izraeli (Numrat 24:17). Dhjata e Vjetër gjithashtu profetizoi në lidhje me një sundimtar të Izraelit i cili do të dinlte nga Betlehemi, një sundimtar “origjinat e të cilit janë nga kohët e lashta, nga ditët e përjetësisë” (Mikea 5:2).
5. Koha ishte mbushur.
Shumë njerëz besojnë që dietarët që e adhuruan Jezusin mbas lindjes së Tij erdhën nga zona e Babilonit. Nëse kjo është e vërtetë, ata duhet të dinin në lidhje me profecinë e një profeti që quhej Daniel. Gjatë kohës së mërgimit me forcë në Babilon 400 vjet më përpara, Danieli pati një vizion që lejon llogaritjen e ardhjes së Mesias hebre. Sipas vizionit të Danielit, nga komanda për të rindërtuar tempullin (458 p.K. ose 444 p.K.), 69 “shtata” do të ndiqeshin nga ardhja dhe vdekja e Mesias (Danieli 7:13-14; 9:24-27). Disa besojnë që kjo profeci paratha numrin e saktë të ditëve përpara hyrjes triumfale të Jezusit në Jeruzalem. (The Daniel Papers, Q1207).
6. Jezusi shpalli që Ai ishte i njejtë me Perëndinë.
Disa pretendojnë që Jezusi nuk tha për veten e Tij ato çfarë ndjekësit e Tij thanë për të. Por trazirat që e rrethuan jetën e Tij mund të shpjegohen më mirë nëpërmjet deklaratat e Tij të shpeshta që ishte një me Perëndinë. Gjoni, një nga shkrimtarët e Ungjillit, e citoi Jezusi duke thënë, “para se të kishte lindur Abrahami, Unë Jam” (Gjoni 8:58). (Tek Eksodi 3:14, emri Unë Jam u përdor nga Perëndia për ta identifikuar vetveten për Moisiun). Gjoni përsëri e citoi Jezusin duke thënë, “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30) dhe “Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e keni njohur dhe e keni parë” (Gjoni 14:7). Sipas Ungjijve, Jezusi tha që ta duash apo ta urresh atë, ose që ta pranosh apo mohosh atë, ishte njësoj sikur të doje apo të urreje, dhe pranoje apo mohoje Atin e Tij në qiell.
7. Miqtë e Tij e adhuruan atë.
Kur Tomasi, një prej dishepujve të Jezusit, e pa Krishtin e ringjallur, ai deklaroi duke thënë, “Zoti im dhe Perëndia im!” (Gjoni 20:28). Vite më vonë, miku i ngushtë dhe ndjekës i Jezusit Gjoni shkroi, “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte perëndi. Ai (Fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të Tij (Fjalës), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë…. Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e Tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë” (Gjoni 1:1-3, 14). Një mik tjetër, Pjetri, në një nga letrat e tij për kishën e hershme, iu drejtua lexuesve të tij si “atyre që kanë marrë pjesë në një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht” (2 e Pjetrit 1:1).
8. Armiqtë e Jezusit e akuzuan atë për blasfemi.
Shokët e Jezusit mund të kishin dashur që të besonin që Ai ishte më shumë se një njeri, por armiqtë e Tij nuk donin. Udhëheqësit fetarë të Izraelit u nevrikosën kur mendonin që i njejti person që i kishte akuzuar ata si hipokritë, udhëheqës të verbër në drejtim të të verbërve, shpallte njëkohësisht që mund të falte mëkate, mund të fliste për Perëndinë si Atin e Tij, dhe biles thoshte që Ai ishte një me Atin. Në më tepër se një rast udhëheqësit e Izraelit morrën gura për ta vrarë Jezusin, duke thënë, “Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, por për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi” (Gjoni 10:33).
9. Mrekullitë e Jezusit mbështesnin thëniet e Tij.
Mrekullitë e Jezusit që gjenden në Dhjatën e Re ishin më shumë se thjesht mrekulli. Ato ishin shenja. Ai i bëri ato për ti inkurajuar burrat dhe gratë për të besuar në Të për jetën e përjetshme. Ai shëroi një burrë sakatë në mënyrë që të pohonte të drejtën e Tij për të falur mëkatet. Ai ushqeu me mijëra njerëz me drekën e një djali të vogël, në mënyrë që pak më vonë të tregonte që Ai ishte “buka e jetës”. Ai eci mbi ujërat, qetësoi detet me stuhi, shëroi të sëmurët, restauroi gjymtyrë të paralizuara, i dha shikim të verbërve dhe dëgjim të shurdhëve, dhe biles ngriti nga të vdekurit një njeri të balsamosur me emrin Lazar. Një arsye tjetër që Jezusi bëri mrekulli ishte për të mbështetur thënien që Ai ishte Perëndia. Apostulli Gjon shkroi, “Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të Tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të Tij” (Gjoni 20:3031).
10. Largimi i Tij ishte më i madh se sa ardhja e Tij.
Shumë njerëz përgjatë historisë kanë pretenduar të janë perëndi. Por vetëm një njeri ka qenë i vullnetshëm që të vdesi për mokatet e të tjerëve. Dhe vetëm një është ngritur nga të vdekurit për të provuar që Ai është Biri i Perëndisë. Sipas Dhjatës së Re, mbasi Jezusi në mënyrë vullnetare e dha jetën e Tij në një kryq për ekzekutimi, Ai iu shfaq dishepujve të Tij më të ngushtë dhe gjithashtu më shumë se 500 të tjerëve për një periudhë prej 40 ditësh (1 e Korintasve 15:5-8). Dëshmitarët ishin kaq të bindur në lidhje me ringjalljen e Tij sa që ata ishin të gatshëm që të vuanin dhe të vdisnin për dëshminë e tyre. Dishepujt e Tij thanë që Ai u tregoi atyre duart dhe këmbët e Tij të shpuara, që Ai eci dhe foli me ata, dhe biles edhe që hëngri me ta. The pastaj ndërsa ishin takuar në Malin e Ullinjve, Ai u dha atyre fjalët e Tij të fundit dhe u ngrit drejt reve. Me një largim më të mahnitshëm se sa ardhja e Tij, Jezusi na la me një kuptim më të mirë të lajmërimit të engjëllit i cili tha, “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëimmtar, që është Krishti, Zoti” (Luka 2:11).
Ju nuk jeni i vetëm!
Ju nuk jeni i vetëm nëse keni ndjenja të ndryshme kur mendoheni në lidhje me evidencën që rrethon jetën e Jezusit. Ju mund të ndiheni i shtyrë që të besoni Jezusi është Biri i Perëndisë, por nga ana tjetër nuk jeni i sigurt në lidhje me mardhënien tuaj me të. Nëse kjo është çfarë po ndodh, atëhere jini i sigurt për këtë: Nëse ju do ta pranoni atë, Ai do t’ju pranojë juve. Nëse ju do ta pranoni ofertën e Tij për falje, jetë të përjetshme, dhe adoptim në familjen e Perëndisë, Ai do të bëhet Shpëtimtari, Mësuesi dhe Zoti juaj.
Nëse ju nuk e keni pranuar ndonjëhere Jezus Krishtin në këtë mënyrë, atëhere do t’ju inkurajonim që të lexonit me kujdes tek Dhjata e Re vargjet tek Romakët 3:23 (që thotë që të gjithë kanë mëkatuar), Romakëve 6:23 (që thotë që paga e mëkatit është vdekja frymore, dhe ndarja nga Perëndia), dhe Romakëve 10:13 (që na siguron në lidhje me faktin që të gjithë ata që thërresin emrin e Zotit Jezus do të shpëtohen). Për të pranuar dhuratën (ofertën) e Perëndisë, ju mund të luteni në këtë mënyrë: “Perëndi unë e di që jam mëkatar. Unë e di që nuk mund ta shpëtoj vetveten. Unë besoj që Jezusi vdiq në kryq për mëkatet e mia. Unë besoj që Ai u ngrit prej të vdekurve për ta jetuar jetën e Tij mes nesh që besojmë në Të. Tani unë e pranoj atë si Shpëtimtarin tim. Unë e pranoj ofertën e faljes dhe jetës së përjetshme. Faleminderit, Atë. Lutem në emrin e Jezusit. Amen.
Shënim: Ky material u përkthye nga Radio Bible Class Ministries me leje te tyre per www.kuv-vlore.com : 10 Reasons to Believe God Became Man.
Studime
-
16 Pika për ta bere një takim Drejtuesish te Frytshëm 1. Mos e nënvlerëso asnjëherë rendësin e Takimit. Takimet e Drejtuesve( Pleqve) janë qendra nervore kritike te kishës...
-
Teologjia Sistematike-Doktrina e Peredise Fjala "teologji" vjen nga fjala greke "theos" që do të thotë "Perëndi". Si rrjedhim, teologjia është doktrina e Perëndisë.
-
Teologjia Sistematike-Hyrje Fja 9:10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. Gj 17:3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin...
-
Një jetë ndryshe nga të tjerët! Do te doja te filloja te shikonim sebashku jeten e disa personazheve Biblike te cilet Perendia i ka perdorur shume kohe me perpara. Duke qene se...
-
Studime Biblike si nje alternative me shume vlere per levizjen studentore Lokale. Shpesh kur fillojme te mendojme per te organizuar nje takim studentore ne qytetin tone, fakultetin tone, konvikt, ne dhomen me shoket e dhomes apo ne cdo...
-
12 Dishepujt (Pershkrimi i tyre) Te dhëna në lidhje me historinë e 12 dishepujt. Përdoreni këtë informacion të dobishëm për të ndihmuar në një studim biblik qe mund...
-
Nga se vijnë Fatkeqësitë A vijnë nga Zoti Fatkeqësitë ne Jetën e te Krishterit? Apo ...Gjithçka qe i ndodh te krishterit a është dora e Zotit? JO!Disa gjera i shkakton...
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5