Evolucioni ne Krize!
Shkruar nga www.answeringenesis.com
Sidomos në vitet e fundit, teoria e evolucionit ka rëshqitur në një krizë. Ja disa prej problemeve që kanë dalë nga kjo teori:
Fosilet nuk e vërtetojnë evolucionin
Pitër Uard dhe Donald Braunli, në librin e tyre "Tokë e rrallë", përshkruajnë se si kanë vëzhguar shtresa sedimentare të mbledhura, dhe papritur, si me magji, një masë e madhe fosilesh u shfaqën– brakipodet, molusqet, sfungjerët dhe shumë trilobitë – fosile të komplikuare nga krijesa të komplikuara. Ata thanë, “Nëse teoria e Darvinit është e drejtë, fosilet e para duhet të jenë me të thjeshta se një trilobit. Sidoqoftë në shumë vende rreth botës, fosilet e para të dukshme janë trilobitet, që qëndrojnë sipër serive të shtresave të trahsa pa fosile. Është si të thuash që një orkestër filloi të luajë pa akorduar as edhe një notë. Kalimi nga shtresat pa fosile në ato me fosile është i menjëhershëm, jo gradual.” Evolucion nuk do të na drejtojë të presim këtë.
Gjenetika nuk e vërteton evolucionin
Shkencëtari Riçard Levontin shkruan: “Së pari, acidi desoksiribonukleik (ADN) nuk është vetë-riprodhues, së dyti, ai nuk bën asgjë, dhe së treti organizmat nuk përcaktohen nga ai. Acidi desoksiribonukleik (ADN) është një molekulë e vdekur, midis molekulave kimikisht inerte më joreaktive në botën e gjallë…. Asnjë molekulë e gjallë nuk është vetë-riprodhuese. Vetëm qelize të plota mund të përmbajnë gjithë makinerinë e nevojshme për vetë-riprodhim, madje dhe ato, në proçesin e zhvillimit e humbin këtë kapacitet…. Proteinat e një qelize përbëhen nga proteina të tjera dhe pa atë makineri proteinë-formuese asgjë s’mund të bëhet…. Ne trashëgojmë jo vetëm gene të përbërë nga acidi desoksiribonukleik (ADN), por një strukturë të komplikuar të makinërisë qelizore të përbërë nga proteina.” (Nga: "Nuk është patjetër kështu – Ëndrra e ‘Human Genome’ dhe Ilusione të tjera").
Nuk e kemi parë me të vërtetë evolucionin në veprim
Kolin Patterson thotë për origjinën e species: “Fakti është që asnjë njeri në të vërtetë nuk ka vëzhguar origjinën e qoftë edhe të një specie të re në natyre.” (Nga: "Evolucioni", Museu i Historisë Natyrore, Londër).
A tregojnë evidencat në të vërtetë për projektim?
Michael Denton shkruan mbi kompleksitetin i qelizës: “Për të patur një kuptim më objektiv të nivelit të kompleksitetit që qeliza përfaqëson, konsidero problemin e ndërtimit të një modeli atomik. Gjithë-gjithë një qelizë tipike përmban rreth 100 miliard atome. Të ndërtosh një model duke përdorur një atom për minutë do të duheshin 50 milion vjet për ta mbaruar.” (Evolucioni – Një Teori në Krizë)
A do të arritë një proçes paqëllim i rastësishëm këtë gjë?
Evolucion pa vlera
Nëse teoria e evolucionit është e vërtetë, nuk ekzistojnë vlera absolute. Riçard Dokins, evolucionisti më i madh anglez, thotë:
“Një botues i huaj i librit tim të parë rrëfeu që pasi kishte lexuar për tre netë me rradhë nuk mund të zinte gjumi, kaq i shqetësuar ishte ai nga mesazhi i ftohtë dhe i zymtë i librit. Të tjerë më kanë pyetur si ia kam dalë të zgjohem mëngjeseve. Një mësues nga një vend i largët më shkroi me një ton qortues që një nxënës kishte shkuar tek ai duke qarë, pasi kishte lexuar të njëjtin libër, sepse e kishte bindur atë që jeta ishte bosh dhe pa kuptim.”
(Nga libri i tij, Të Ç’endësh Ylberin)
Evolucioni nuk njeh progres
Stifën Xhej Guld, evolucionisti më i madh amerikan, ka shkruar një libër, Madhështia e Jetës, qëllimi kryesori të cilit është të tregojë për evolucioni nuk po të çon në ndonjë drejtim dhe që njerëzimi nuk ka ‘domethënie kosmike’. Ai thotë, "Ky libër përpiqet të tregojë që progresi është një gënjeshtër." Kështu evolucionistë pranojnë që teoria e tyre na çon në kotësi dhe dëshpërim.
Zgjedhja jote: Evolucion apo Krijim?
Në fund të fundit, teoria e evolucionit na mëson:
· Ne erdhëm nga asgjëkundi.
· Ne nuk po shkojmë asgjëkundi!
· Nuk ka asnjë qëllim në asgjë që shohim rreth e rrotull.
· Jeta është pa kuptim.
· Njerëzit nuk janë të veçantë në asnjë farë mënyre.
Nga ana tjetër, teoria e krijimit na mëson:
· Ka një krijues.
· Ne na ka bërë dikush.
· Ai e projektoi dhe e bëri universin për një qëllim.
· Qëllimi ishte ta shfaqte natyrën e tij të dashur tek qëniet që janë në gjëndje ta vlerësojnë atë.
· Njerëzit janë shumë të veçantë. Ata janë krijuar sipas imazhit/ shëmbëlltyrës së Perëndisë.
· Kjo tokë është projektuar për të qënë shtëpia e tyre.
· Gjithë krijimi i Perëndisë ka vlerë, por njerëzit janë krijuar për një qëllim të veçantë për t’u kënaqur në një marrëdhënie të ngushtë/ intime me krijuesin e tyre.
Autorsia: Ky artikull është perkthyer nga faqja www.answeringenesis.com me leje te autorit per www.kuv-vlore.com
Studime
-
16 Pika për ta bere një takim Drejtuesish te Frytshëm 1. Mos e nënvlerëso asnjëherë rendësin e Takimit. Takimet e Drejtuesve( Pleqve) janë qendra nervore kritike te kishës...
-
Teologjia Sistematike-Doktrina e Peredise Fjala "teologji" vjen nga fjala greke "theos" që do të thotë "Perëndi". Si rrjedhim, teologjia është doktrina e Perëndisë.
-
Teologjia Sistematike-Hyrje Fja 9:10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. Gj 17:3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin...
-
Një jetë ndryshe nga të tjerët! Do te doja te filloja te shikonim sebashku jeten e disa personazheve Biblike te cilet Perendia i ka perdorur shume kohe me perpara. Duke qene se...
-
Studime Biblike si nje alternative me shume vlere per levizjen studentore Lokale. Shpesh kur fillojme te mendojme per te organizuar nje takim studentore ne qytetin tone, fakultetin tone, konvikt, ne dhomen me shoket e dhomes apo ne cdo...
-
12 Dishepujt (Pershkrimi i tyre) Te dhëna në lidhje me historinë e 12 dishepujt. Përdoreni këtë informacion të dobishëm për të ndihmuar në një studim biblik qe mund...
-
Nga se vijnë Fatkeqësitë A vijnë nga Zoti Fatkeqësitë ne Jetën e te Krishterit? Apo ...Gjithçka qe i ndodh te krishterit a është dora e Zotit? JO!Disa gjera i shkakton...
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5