Sherbetore te Perendise
Shkruar nga Juljan Muhameti
Mateu 22:13 (diakonois), (shërbëtorëve)
Luka 10:40-41 (diakonian, diakonein), (nga shërbimet e shumta, të shërbej)
Gjoni 2:5 (diakonois), (shërbëtorëve)
Gjoni 2:9 (diakonoi), (shërbëtorët)
Veprat 6:1-7 (diakoniai, diakonein, diakoniai),( shërbesën, për të shërbyer, shërbesës)
Romaket 16:1 (diakonon),( është dhjake)
Romaket 15:8 (diakonon),( u bë shërbenjës)
1 Korintasve 3:5 (diakonoi ),( veçse shërbenjës)
2 Korintasve 6:3-4 (diakonia),( shërbesa jonë)(Sherbenjes)
2 Korintasve 11:8 (diakonian) (sherbyer)
2 Korintasve 11:15 (diakonoi),( shërbyesit e tij)
2 Korintasve 11:23 (diakonoi ),( shërbenjës)
Galatasit 2:17 (diakonos), (shërbenjës)
Efesianet 3:7 (diakonos) (shërbenjës i të cilit u bëra)
Efesianet 6:21 (diakonos),( shërbenjësi besnik)
Filipianeve 1:1 (diakonois),(dhjaket)
Kolosianet 1:7 (diakonos) (shërbenjës)
Kolosianet 1:23 (diakonos), (iu bëra shërbenjës)
Kolosianet 1:25 (diakonos, oikonomian),( shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas administrimit të Perëndisë)
Kolosianet 4:7 (diakonos), (dhe shërbenjës besnik)
1 Timoteut 1:12 (diakonian) (Sherbimin e tij)
1 Timoteut 3:8-13 (Diakonous, diakonoi, diakonêsantes),
1 Timoteut 4:6 (diakonos),( një shërbenjës i mirë i Jezu Krishtit)
Hebrenjt 6:10 (diakonêsantes, diakonountes),( me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve).
Zbulesa 19:5 { Dhe prej fronit doli një zë, duke thënë: «Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e keni frikë, edhe të vegjëlit edhe të mëdhenjtë»}
I referohet te gjithe besimtareve por nuk eshte e perdorur fjala Diakonos keshtu qe jo te gjithe mund te jene dhjake
Diakonos=>Ai qe eshte ne sherbin te dikujt, eshte perfaqsues I tij, dhe kujdeset per interes te tij,sherbetor I perulur. Ne orgjinen e tij ky term nuk I pershtatet sherbetorit te te varferve por dike qe praktikon drejtesin per te ndrequr gjerat, I percaktuar te kryej ne kishe sherbesa te percaktuara dhe te ndryshme nga ato te sherbetoreve te thjeshe(Besimtareve)
A.Veprat 6:1-7
1. Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, u bë një murmuritje nga ana e helenistëve kundër hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbesën(diakoniai) e përditshme.
2. Atëherë të Dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: «Nuk është mirë për ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer (diakonein) nëpër tryeza.
3. Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilët do t’i vendosim në këtë detyrë.
4. Kurse ne do të qëndrojmë duke iu kushtuar lutjes dhe shërbesës (diakoniai) së fjalës».
5. Ky propozim i pëlqeu gjithë shumicës. Dhe zgjodhën Stefanin, një burrë plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia.
6. I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.
7. Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve shtohej fort në Jerusalem edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
Vellezerit qe u zgjodhen nga kisha ne kete pjese nuk ju dha titulli Dhjake.Dishepuj ishin inpenjuar shume me sherbesa praktike dhe kishin lene pas dore sherbesen e fjales, prandaj lindi nevoja per disa vellezer qe te mund te sherbeni ne kete gje.
Ne vargjet me poshe nuk flitet konretisht per “Dhjake” nuk perdoret fare termi dhjake per vellezrit e zgjedhur por me poshte shikojme fjalen: v.1 ‘ne Sherbimin’, v.2 ‘sherbyer neper Tryeza’, v.3 ‘besojme kete sherbese’ ne te gjitha keto shprehje fjala e perdorur eshte DIAKONIA & DIAKONEO e cila vjen nga greqishtja dhe do te thote(sherbim dhe te sherbesh), kjo sherbes qe ata kishin nuk I ndalonte aspak te mund te flisnin per Ungjillin ne publike, Stefani dhe Filipi kishin dhe funksione si predikues dhe ungjilltare sepse kjo ishte nje dhunti e ture dhe jo nje funksion publik sic eshte ai I Dhjakut (Vep 8:4-8,21:8,8:9-25,21:8-9 per Stefanin Vep 6:8-10ecc)
Le te analizojme kete pjese varg per varg:
v.1=> Ne kete kohe ne Kishe kishte HELENIST (popull qe jetonin ne skaj te vendit dhe njihnin greqishten dhe dialektin e vendit te tyre vep 2:5-11) dhe HEBRENJ.Ne kete moment problemi kryesore ishte lenia pas dore e Vejushave heleniste. Helenistet nuk e njihnin hebraishten dhe ne kete kohe ne Jeruzalem egzistonin shume kontradita midis Judenjeve dhe Grekeve(Nga Historia) dhe tragjikisht keto grindje duket sikur kishin hyre dhe ne Kishen e Zotit NE kete varg fjala ne greqishte qe perdoret per te quajtur kete sherbese eshte diakoniai.
v.2=>Gjeja e pare qe shikojme ne kete pjese eshte menyra e reagimit te dishepujeve:Nuk u ofenduan nga murmuritjet qe qarkullonin edhee pse ato dukeshin si akuza te drejtperdrejta ata u ulen dhe kerkuan te gjenin nje zgjidhje per kete problem.
Tryeza:(trapezais) ka kuptimin e 1.Tavolines qe sherbehej per te ngrene dhe 2.Tavolines ku mbaheshin leket.Ketu ka mundesi te madhe qe I referohet vendit ku administroheshin leket qe ishin destinuar per vejushat.Duke qe se puna qe apostujt po kryenin ishte shume praktike dhe u merrte atyre shume kohe atehere ne kete moment ata shfrytezuan mundesin dhe kerkuan qe kjo detyre tu caktohej disa vellezerve te tjere.Fjala ne greqisht qe perdoret ne kete pjes “Per te sherbyer” Eshte fjala diakonein
Ne kete pjese apostujt njojten si prioritet per veten e tyre sherbesen e Fjales.
v.3-4=> Ne kete pjese Apostujt vene ne dukje tre cilesite qe duhet te kishin personat qe nevojiteshin:a)me deshmi te mire b) Te mbushur me fryme c) Me urtesi dhe keto cilesi duhet te ishin te njojtura nga te gjithe.Te tre keto cilesi ishin te nevojshme per ata qe do te administronin financat e kishes(Kjo ishte nevoja emergjente ne kete moment qe te evitonin ndarjet ne kishe).Persa I perket v.5 Besimi nuk eshte nevoja te meret si cilesi sepse besimi eshte thjesht mjete me te cilen nje bir I Perendise mbushet me Frymen e Shenjte.
Zgjedhja e 7 burrave ishte thjeshte nje tradit Hebraike sepse ne ate kohe gjithmon zgjidheshin 7 burra per te kryer nje sherbes(Funksion) publike dhe zyrtare.Por ne qofte se shikojme me vemendje Dhjaten e re ne Greqishte ne kete pjese te fundit te vargut 4 perdoret fjala sherbes(diakoniai) qe u referohet apostujve, pra kemi ne perdorim te njejten fjale qe eshte si per 7 burrat dhe per apostujt?
v.5=> Propozimi u pelqeu te gjithe perbashkesise(Grupit) te dishepujeve. Duhet te theksuar qe te 7 burrat ishin helenise dhe I fundit Nikola nuk ishte as jude por ishte nje prozelit I cili me pas ishte kthyer I krishtere.Ne kete pjese shikojme qe kisha ne menyre specifike per problemin qe lindi (Lenia pas dore e vejushave Heleniste) mund ta zgjidhnin me mire Judenjt Helenist ne cilet nuk eshte se do te mereshim me Vejushat Heleniste dhe do te linin pas dore Vejushat Hebre.
Kush Ishin Keta 7 Burra:
- Stefani=>flitet shume qarte ne v.8-7:1-60
- Filipi=> Ishte nje ungjilltare Vep 21:8
- Per te tjeret nuk thuhet gje por kuptohet qe ka te bej me daljen e ungjillit jashte portave te Jeruzalemit dhe kush mund ta bente me mire nje pune te tille vec se Judenjte Grek(Prohori, Nikanori, Timoni, Parmeni, Nikolla
v.6=> Edhe pse keta 7 burra ishte asamblea qe I zgjodhi per te kryer kete sherbes te vecant ishin Apostujt ata qe I caktuan ne menyre zyrtare per te sherbyer dhe kete gje e bene duke u lutur dhe duke venosur duart mbi ta.praktika e te vendosurt te duareve ishte nje menyre per tu kaluar atyre autoritetin per te bere kete gje(vep 8:17-19,13;3, 19:6, 1 Tim 4;14 etj).
Pyetja qe lind ne kete moment eshte: A ishin keta Dhjaket e pare te Kishes?Ne kishen Sot kush mund te jete sherbesa e tyre?
Besoj se per tju pergjigjur pyetjes se pare nuk eshte se duhet te hezitojme shume apo te mund te thellohemi me shume ne keto vargje sepse pergjigjia eshte shume e qarte, edhe pse nuk flitet konkretisht per dhjake vargjet flasin qarte se behet fjale per ta.
Ka dhe disa interpretime te tjere per kete pjese:
1.Ata u caktuan per nje kohe te shkurter ne kete sherbese sepse ashtu lindi nevoja por me pas ata shkuan ne sherbesa te tjera.(Vrasja e Stefanit)
2.Ata ishin pararendesit e Pleqeve (Veprat tregojne qe me pas ishin pleqt qe mblidhnin ofertat por nuk thuhet kush ishin ata)
3. Ata ishin fillimi I dhjakonise ne kishe dhe tregojne ne menyre te qarte qe detyra e tyre eshte ne menyre ekskluzive praktik.
B. Ne kete pjese do te flasim per disa funksione qe I referohen dhjakut ne Dhjaten e Re, keto te marra nga orgjina e fjales “Dhjake” ne Greqisht.
Ø Mateu 22:13 “Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: “Lidheni këmbë e duar, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh”„
Ne kete pjese flitet per Sherbetor(diakonois) te cilet marrin urdhera nga Mbreti pra DHJAKU MERTE DHE SBATONTE URDHERA (Cilesi+Funksion). Nga Kush? Nga ata qe I kane zgjedhur si te tille si te tille “Kisha”. Dhjaku me lindjen e nje nevoje apo problemi ne Kishe caktohet prej saj “I Jepet Urdher, Urdherohet” qe ta bej ate.
Ø Luka 10:40-41“Por Marta, ishte tepër e zënë nga shërbimet(diakonian) e shumta, dhe mbasi iu afrua tha: «Zot, a nuk do të dish që ime motër më la vetëm të shërbej(diakonein)? I thuaj, pra, të më ndihmojë».
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: «Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe mundohesh për shumë gjëra; por një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, që asaj nuk do t’i hiqet”
Ne kete pjese flitet per Marten dhe Maria.Marta po bente te pamunduren pra po lodhej ajo po zhvillonte aktivitet fizik pra ajo po sherbente.Ana praktike e gjerave, veme re qe AJO PER GJERAT QE PO BENTE I MERTE VETE VENDIMET SE SI DUHET TI BENTE,ISHTE NJE NEVOJE QE AJO PO PLOTESONTE (Cilesi+Funksion) nuk kishte nje KOMANDANT qe ti tregonte se cfare duhet te bente.
Ø Gjoni 2:5 Nëna e tij u tha shërbëtorëve(diakonois): «Bëni gjithçka që ai t’ju thotë!»
Ishin kamarieret ne dasem ata kishin nje detyre te caktuar dhe thjeshte po vepronin dhe po sherbenin ne baze te detyres qe kishin.Detyre e tyre ishte e paracaktuar ATA E DININ MIRE SE CFARE DUHET TE BENIN.(Cilesi+Funksion)
Ø Gjoni 2:9 Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët(diakonoi) që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
Perseri behet fjale per kamarieret....
Ø Rom 16:1 Dhe ju rekomandoj Febën, motrën tonë, e cila është dhjake e kishës në Kenkrea,
Kush Ishte Feba?Feba ishte nje prej besimtareve e cila do te shkonte ne rome sepse kishte probleme personale ne Rome, ajo ishte si trasportuese e letres nga ana e Palit i cili e rekomandon ate ne radhe te pare si besimtare motrën tonë dhe pastaj si nje Sherbetore *Dhjake* ne Kankrea(Ishte nje qytet port ne vjesen lindore te korintit). Bibla nuk na flet ne asnje rast tjeter per dhjake pervec se disa nenkuptojen 1 timoteut5:10 sikur flitet per nje dhjake.
Nga Historia: Ne kishen apostullore nuk kishte dhjake,per here te pare per dhjaket degjohet te flitet nga Plinio nje persekutori i te krishtereve ne shek 1 i cili tregon se kishte torturuar dy dhake te kishes ne Korint. Kjo sherbese e dhjakeve ishte shume e perhapur ne kishen e Greqise dhe eshte vendosur pak a shume si sherbese ne kishe moderne protestante.
Pali na e paraqet Feben si te BESUESHMERI (Cilesi).
Ø Romaket 15:8 Por them se Jezu Krishti u bë shërbenjës i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,
Per Cfare u be sherbenjes Jezusi? Ai u be sherbenjes per te deshmuar per te bere te prekshem vullnetin dhe premtimet e Perendise. Dhjaket duhet qe TE BEJNE TE PREKSHME PREMTIMET DHE VULLNETIN E PERENDISE(Funksion)Ata duhet qe ne te gjitha gjerat qe bejne te bejne te prekshme per besitaret ate qe Perendia ka premtuar: Psh “Vini re zogjtë e qiellit: nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; dhe Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër sesa ata?”etj
Ø 1 Korintaseve 3:5 Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbenjës me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit?
Pali e konsideron veten dhe Apolin vecse dy sherbenjes te cilet u perdoren nga Perendia per te ungjillizuar (per te bere nje sherbese specifike).VEGLA NE DORE TE PERENDISE PER DETYRA SPECIFIKE(Cilesi+Funksion).Pali perdorej nga Perendia dhe nuk kishte ndonje gje qe te mbahej me te madhe vecse ai ishte thjeshte nje sherbetor.
Ø 2 Korintasve 6:3-4 Nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbenjës të Perëndisë në shumë durim, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
Dhjaket NUK LENE SHKAS QE SHERBESA E TYRE TE SHAHET, dhe e rekomandojne veten e tyre per sherbesen si dhjake.Ne gje e rendesishme qe mund te meret si nje cilesi specifike ne kete pjese eshte se dhjaketkujdesen PER SHERBESEN E TYRE NE ME MENYRE QE MOS TE BEHEN OBJEKT THASHETHEMESH DHE TE MOS SHAHEJ(Cilesi).
Ø 2 Korintasve 11:8 Kam rrjepur kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t’ju shërbej juve
Sherbesa e Palit per koritasit kerkonte nje kohe shume te madhe ne dispozicion dhe ajo qe Pali ndoshta e kishte bere ne kishat e tjera qe dhe kishte punuar por dhe kishte sherbyer, nuk mund ta bente ne kishen e Korintit.
Sherbesa e Dhjakut KERKON NJE KOHE TE MADHE NE DISPOZICION (Cilesi).
Ø 2 Korintasve 11:15 Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe shërbyesit e tij shndërrohen në shërbyes të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.
Sherbyesit e Perendise te jene sherbyes te drejtesise.DREJTESIA(Cilesia)
Ø 2 Korintasve 11:23 Janë shërbenjës të Krishtit? (Po flas si i pamend,) unë më tepër; në mundime më tepër, në goditje tej mase, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.
Pali ketu ve ne dukje perkushtimin e hebrenjeve dhe Izrailiteve ne sherbesen e Krishtit dhe e ve perseri veten ne rolin e nje dhjaku te perkushtuar ne menyre te drejperdrejte ne sherbesen e Krishtit ashtu si ishin edhe hebrenjte per te cilet Pali po flet.PERKUSHTIM NE MENYRE TE DREJPERDREJTE NE SHERBESEN E KRISHTIT (Cilesi)
Ø Galatasit 2:17 Por, në qoftë se duke kërkuar të drejtësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe vetë mëkatarë, mos vallë Krishti qenka shërbenjës i mëkatit. Kurrë mos qoftë!
Pjesa qe perdoret fjala Diakono eshte pjesa e fundit e vargut dhe ka te beje me nje cilesi te rendesishme te dhjakut.Pali ketu thote “mos valle Krishti qenka sherbenjes i mekatit” le te marrim vetem pjesen e fundit Sherbenjes i mekatit ne kete pjese fjala sherbenjes ka te bej me te jetuarit pra mos valle krishit jetonte ne mekat.Ketu pra kemi nje cilesi te rendesishme te dhjakut, DUHET TE JETOJ NE DHJAKONI(Cilesi)
Ø Efesianet 3:7 shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhuntisë së hirit të Perëndisë që m’u dha në sajë të veprueshmërisë së fuqisë së tij.
Pali perseri dhe njehere tjeter e konsideron veten si dhjak te perendise dhe e konsideron dhjakonine si nje sherbese te vecante qe jepet me ane te dhunteve te Perendise, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se kjo ju dha nga hiri dhe ishte per te nje sherbese vetem si pasoje e veprimit te fuqise se Perendise.Pali ishte bere sherbenjes(Dhjake) i ungjillit pra sherbesa e tij, dhjakonia e tij ishte ne shperndarje e ungjillit qe nuk eshte shume nje sherbese praktike sesa nje sherbese qe kerkon perkushtim dhe kohe.Pra dhjaku ne kete raste eshte dhe ungjilltare.Dhjaku pervec se ka detyra praktike ai duhet dhe te praktikoj dhuntine qe eshte ne te. PALI,STEFANI,FILIPI kishin dhuntine e ungjiillizimit.
TE PRAKTIKOJE DHUNTINE QE ESHTE NE TE PERVEC SHERBESES SE TIJ SI DHJAKE(Cilesi+Funksion).
Ø Efesianet 6:21 Por, që ta dini edhe ju sesi jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t’jua bëjë të ditur të gjitha;
Pali ne kete moment ve ne dukje qe Tikiku eshte nje dhjake besnik ne Zotin dhe me pas vendos ne dukje nje cilesi te rendesishme te dhjakut, ai do te vinte ne djeni kishen per te gjitha gjerat qe Pali po bente pra ai do te mbante ne koherent te gjerave kishen per sherbesen e Palit.
Pra nje cilesi shume e rendesishme e dhjakut eshte ajo E TE MBAJTURIT NE KOHERENT TE GJERAVE TE GJITHE KISHEN PERSA I PERKET SHERBESES(Funksion).
Ketu duhet te kemi kujdes sepse dhjaku nuk duhet te bej informatorin qe ky beri keshtu dhe ai beri ashtu por thjesh duhet te informoj per mbarvajtjen e sherbeses, sepse dhjaku nuk eshte nje spiun i cili mer gjera nga nje ane dhe i trasporton ne ane te tjera duke informuar.
Ø Filipianet 1:1 Pali dhe Timoteu, shërbëtorë të Jezu Krishtit, gjithë shenjtorëve në Krishtin Jezus që janë në Filipi, bashkë me peshkopët dhe dhjakët:
Kjo eshte hera e pare qe ne bibel ndahen ne menyre te qarte sherbesa e pleqve nga e dhjakeve sepse Pali i pershendet te dyja palet si dy autoritete te ndara ne kishen e Perendise si dy autoritete qe kishin pergjegjsi te ndryshme.Pali para se te bej nje ndarje te tille ai i ben ata si pjese te te shenjteve ne radhe te pare dhe pastaj ben nje ndarje:1.Peshkopeve=>Kishin pergjegjesine e perkujdesjes dhe bariut per besimtaret. 2.Dhjaket=>Ata qe mereshin me shume me anen e sherbimit ne kishe.DY AUTORITETE TE NDRYSHME(Funksion).
Ø Kolosianet 1:7 sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, bashkëshërbëtori ynë i dashur, i cili është një shërbenjës besnik i Krishtit për ju
Epafrai per argumentin qe ne po studjojme kishte bere nje gje shume te rendesishme mendohet qe ai ka themeluar kishen ne Kolos pra Epafrai ishte nje misinare dhe Pali e quan bashksherbetor.Kjo tregon edhe nje here larmine e sherbesave te nje dhjaku.LARMIJA E SHERBESAVE TE DHJAKUT(Funksion).
Ø Kolosianet 1:23 në qoftë se qëndroni në besim të themeluar dhe të patundur dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit, që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.
Ne kete pjese shikojme fjalet qe Pali perdor per te pershkruar Kolosianet dhe besimin e tyre:Themeluar=>ata kishin nje besim me themele.Te patundur=>ata ishin te vendosur ne besimin e tyre dhe asgje nuk i lekunde prej ketij besimi, dhe per kete arsye Pali nuk kishte asnje pike dyshimi qe ata doi te vazhdonin ne kete besim dhe ne kete rruge.Ai nuk e ve ne dyshim fuqine e fjales dhe atyre qe e predikojne ate prandaj ai ne fund jep shembullin e tij personal duke e quajtur perseri veten nje Dhjak te ketij ungjilli.
Ajo qe eshte me e rendesishme qe ne te kuptojme persa i perket dhjakeve ketu eshte Themeli dhe Vendosmeria qe ishte ne kolosianet dhe se Pali i identifikon keto karakteristika dhe ne veten e ti pra ne nje Dhjak te Perendise.THEMELE TE SHENDOSHTA DHE TE PATUNDUR(Cilesi).
Ø Kolosianet 1:25 shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas administrimit të Perëndisë që m’u dha për ju, që t’jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,
Ketu del perseri nje cilesi tjeter ose me sakte nje funksin tjeter qe dhjaku mund te kete ne kishe dhe eshte ajo e ndarjese se Fjale se Perendise.PREDIKUES(Funksion).
Ø Kolosianet 4:7 Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe bashkëshërbëtori im në Zotin, do t’ju tregojë gjithçka lidhur me mua;
Titiku dergohet nga Pali per te ngushelluar Kolosiane v.8.Kjo eshte pak e cuditeshme sepse mes kemi pare gjeri tani perkujdesja per besimtaret i perket me shume Pleqeve sesa Dhjakeve!!!!??? Ne qofte se shikojme me vemendje Titiku kishte shkuar ne Kolos per te informuar kishen per gjendjen e Palit dhe per ti ngushelluar ate ne lidhje me kete arsye pra ai kishte shkuar qe te INFORMONTE kishen per gjendjen dhe sherbesen e Palit.INFORMIMI I KISHES PER SHERBESEN(Funksion).
Ø 1 Timoteut 1:12 Dhe falënderoj Krishtin Jezus, Zotin tonë, që më bëri të fortë, sepse më çmoi besnik, duke më vënë në shërbimin e tij,
Pali sherbesen e tij e cila ishte e larmishme dhe ne i dime dhe i kemi parasysh te gjitha gjerat qe pali beri e quan DIAKONI.
Studime
-
16 Pika për ta bere një takim Drejtuesish te Frytshëm 1. Mos e nënvlerëso asnjëherë rendësin e Takimit. Takimet e Drejtuesve( Pleqve) janë qendra nervore kritike te kishës...
-
Teologjia Sistematike-Doktrina e Peredise Fjala "teologji" vjen nga fjala greke "theos" që do të thotë "Perëndi". Si rrjedhim, teologjia është doktrina e Perëndisë.
-
Teologjia Sistematike-Hyrje Fja 9:10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. Gj 17:3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin...
-
Një jetë ndryshe nga të tjerët! Do te doja te filloja te shikonim sebashku jeten e disa personazheve Biblike te cilet Perendia i ka perdorur shume kohe me perpara. Duke qene se...
-
Studime Biblike si nje alternative me shume vlere per levizjen studentore Lokale. Shpesh kur fillojme te mendojme per te organizuar nje takim studentore ne qytetin tone, fakultetin tone, konvikt, ne dhomen me shoket e dhomes apo ne cdo...
-
12 Dishepujt (Pershkrimi i tyre) Te dhëna në lidhje me historinë e 12 dishepujt. Përdoreni këtë informacion të dobishëm për të ndihmuar në një studim biblik qe mund...
-
Nga se vijnë Fatkeqësitë A vijnë nga Zoti Fatkeqësitë ne Jetën e te Krishterit? Apo ...Gjithçka qe i ndodh te krishterit a është dora e Zotit? JO!Disa gjera i shkakton...
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5