TUESDAY, SEPTEMBER 07, 2010

Laos - Të braktisur në pyll sëbashku me fëmijët e tyre

Përse besoni këto gjëra ? Ky nuk është veçse një libër!” thërriti polici duke hedhur tutje një nga biblat. “Jo, nuk është thjesht një libër” u përgjigj Alak “është dhurata e Perëndisë!” Të dielën e kaluar më 10 janar në mëngjes, gjithçka dukej e qetë në fshatin Katin pranë provincës të Saravanës, në jug të Laosit. 48 të krishterët e fshatit ishin mbledhur në kishë për takimin kur qindra policë dhe fqinj i ndërprenë.


Policët i detyruan të dilnin nga kisha me forcë duke drejtuar armët ndaj tyre. Ata u konfiskuan të gjithë të ardhurat materiale, edhe derrat, ku një kushtonte sa sa rroga e një muaji e gjysëm. Më pas, ata shkatërruan edhe 6 shtëpitë që ata kishin. Të krishterët nuk u çuditën nga armët e tyre, policët i çuan në pyll dhe i braktisën atje, sëbashku me fëmijët e tyre, pa ujë dhe pa ushqim. Para se të largoheshin, kreu i policëve u tall me ta, “E shihni se çfarë ju ndodh për shkak të besimit tuaj? Ja ku jeni tani në mes të hiçit, pa shtëpi, ushqim apo ndihmë!” Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta.


Nuk është hera e parë që të krishterët bëhen shënjestër në fshatin Katin. Qëprej vitit 2006, autoritetet lokale nuk pranojnë t’i mbrojnë dhe i lënë në dorë të banditëve dhe të kafshëve të egra (që rrezikojnë të shkatërrojnë fushat, të mbjellat dhe shtëpitë). Në korrik të vitit 2008, një i krishterë u vra, dhe 17 familje të krishtera u mbajtën në burg për 3 ditë pa ushqim. Laosi është një vend komunist ku shumica janë budistë. Edhe pse kushtetuta garanton lirinë fetare, shoqëria ushtron presion ndaj atyre që braktisin besimin tek shpirtrat dhe që kthehen tek Jezusi.
Vitin e kaluar familje të tjera janë kthyer në krishtërim në fshatin Katin, pavarsisht kësaj armiqësie të fortë.


Le të falenderojmë Perëndinë për besnikërinë e të krishterëve.
Le të lutemi që të mund të gjejnë ngushëllim, ndihmë, ushqim dhe ujë.
Le të lutemi që Kisha e laose të forcohet dhe të bekohet.

Perndjekja

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8