TUESDAY, SEPTEMBER 07, 2010

Irak - Po arratisen nga Mosuli!

Rritet dhuna ndaj të krishterëve, ndërsa afrohen zgjedhjet legjislative. Brenda një jave janë vrarë 6 të krishterë dhe më shumë se 50-të familje të krishtera janë arratisur nga Mosuli!

Që nga 14-të deri me 16-të shkurt, shumë të krishterë kanë qenë viktima të sulmeve të parapërgatitura : Rayan Salam u vra para tezgës me perime dhe dy studentë, Zaya Toma, 21 vjeç dhe Ramsen Shamael, 22 vjeç u vranë në rrugë pasi shokët e tyre i kishin vënë në shënjestër. Tre të krishterë të tjerë u vranë në rrugë, por akoma mbetet i panjohur identiteti i tyre. Një i krishterë tjetër u plagos në sulmin që iu bë dyqanit të tij. Një sulm i cili shkaktoi edhe vdekjen e një prej klientëve të tij.

Një valë e mëparshme dhune në Mosul, në vitin 2008-të shkaktoi vdekjen e 40-të të krishterëve dhe arratisjen e 10 000 të tjerëve të cilët u bënë pjesë e kampeve të refugjatëve në rajonin e Kurdistanit. Le të lutemi për ta.

Le të falenderojmë Perëndinë për guximin e të krishterëve që vazhdojnë të besojnë pavarsisht nga vuajtjet dhe rreziqet.
Le të lutemi për familjet e viktimave dhe për të gjithë të krishterët refugjatë.
Le të lutemi që Perëndia të ndërhyjë në Irak për të vendosur paqen e Tij.

Perndjekja

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8