KISHA: ATË QË PERËNDIA DO
1.1. Kisha Ajo qe Perëndia do
Që të bësh një studim për të kuptuar se kush duhet të jenë drejtuesit e një kishe,sa duhet të jenë ata, si duhet të zgjidhen ata, çfarë cilësish duhet të kenë këta drejtues dhe se si duhet ta drejtojnë ata Kishën është e rëndësishme që të fillojmë me diçka më tepër se kaq! Ne duhet të kuptojmë në radhë të parë se çfarë është Kisha, kujt i përket ajo, si e ka krijuar Perëndia. Në Kishën tonë me një Histori kaq të shkurtër ka dhe shumë vend për rregullime, nuk mund të hedhim poshtë gjërat që janë bërë deri më sot por e mirë dhe e Perëndishme është të mund të shikojmë dhe të mund të rregullojmë gjërat që ne ndoshta kemi bërë gabim në të shkuarën. Është e thjeshtë të mund të shikosh mbrapa në kohë dhe të gjesh gabimet e të tjerëve apo të shikosh sukseset e tua por shumë e vështirë të shikosh mbas në Histori dhe të gjesh gabimet e tua. Edhe pse ne mund të dimë që gjërat që kemi bërë janë gabim është e vështire që të ndryshojmë sjelljen tonë në lidhje me këto gabime për shkak të të tjerëve. Kjo gjë këto kohet e fundit më ka ndodhur në jetën time, kur mendoj për te shkuarën dhe gabimet që unë kam bërë. Ne si besimtarë nuk jemi thjeshtë të Krishterë, por jemi dhe njerëzit që shkojnë në kishë, ne nuk jemi vetëm te përkushtuar ndaj Krishtit por ne duhet të jemi të përkushtuar edhe ndaj Kishës (Trupit te Krishtit). Kisha e Zotit nuk është një aksident në histori por ajo është e ndërtuar prej Tij. Ja pse është e rëndësishme te shikojmë ne fillim fare të këtij studimi kuptimin e qartë të kishës dhe pse me të vërtet ajo është në toke.
1.1.1 Rëndësia e Kishës
Ne shume here njohim një te vërtet biblike vetëm gjysme, edhe pse kjo e vërtet qe ne njohim mund te jete mese e drejte ajo nuk është e plote, mosqenia e Plote e saj e Ben ketë te vërtet gjysme te vërtet.
Për shembull: Kur një besimtare mendon për dashurinë e Perëndisë ai mendon për faktin se Perëndia e do atë ne mënyre personale, është një dashuri midis tij dhe Perëndisë. Asnjë nuk mund ta vendosi ne dyshim këtë te vërtet. Por Bibla na flet shume për dashurinë e Perëndisë për popullin e Tij. Perëndia na konsideron neve ne mënyre personale, por ai na shikon neve edhe si pjese e popullit te Tij. Ai na do personalisht por na do dhe si pjese e popullit te Tij.
Shume shpesh kur lexojmë për dashurinë e Perëndisë ne Bibël si ne Dhiatën e re ashtu dhe ne Dhiatën e Vjetër, ne nuk lexojmë qe Zoti do këtë apo atë ne mënyre personale, por ne lexojmë qe Perëndia ka dashuri për popullin e Tij. Prandaj është e rëndësishme ne radhe te pare qe te kuptojmë qe jemi pjese e popullit te Perëndisë. Ne fjale te tjera nëse do te mund te përcaktoni ne këto moment se çfarë jemi ne si pjese e Kishës do te thoshim qe “Jemi pjese e një komuniteti te Lajmit te Mire”.
Prandaj duke lexuar Dhiatën e Re, duke pare ditën e rrëshajave mbas ngjitjes se Zotit Jezus ne qiell, filloi te ekzistoj ky komunitet i Lajmit te Mire. Sot kisha është ne qendër te planit te Perëndisë për Njeriu, a ndihemi ne pjese e kësaj gjeje. Kush është i shpëtuar ne mënyre kategorike behet pjese e Kishës. Perëndia po punon me ane te kishës për te çuar përpara Planin e tij për njeriun. Misioni i kishës ne këtë moment është i modeluar sipas misionit qe Jezus Krishti kishte përpara se te vdiste ne kryqin e Kalvarit, ky mision vazhdon te jete dhe sot e kësaj dite te “Shpallim mbretërinë e Perëndisë dhe shpëtimin e Tij”. Zoti Jezus vete tha ”Ashtu si Ati me dërgoj mua unë po ju dërgoj juve” Gjoni 20:21. Prandaj kur ne shikojmë dashurinë e Perëndisë dhe veprën e Perëndisë, le te kujtojmë qe kjo e vërtet i përket Kishës se Perëndisë dhe jo personave besimtare ne mënyre te veçante. Për te njohur veprën e Perëndisë me mire duhet qe te njohim Kishën e Tij. Sigurisht qe gjithsecili prej nesh mund te meditoje mbi dashurinë e Perëndisë për gjithsecilin prej nesh, or duhet te kujtojmë qe dashuria e Perëndisë është për te Gjithë kishën si je trup i vetëm.
Për te kuptuar akoma me shume se sa e çmuar është kisha ne sytë e Perëndisë le te kujtojmë vetëm qe ne Bibël kisha thirret si nusja e Krishtit. Ne planin e Perëndisë mardhënia me e çmuar për një burrë duhet te jete mardhënia me nusen e tij. Jezus Krishtit biri i Perëndisë e do nusen e Tij, Kishën. Kisha është e çmuar për Te, Ai vdiq për Kishën, u sakrifikua ne mënyre te plote për Te, dhe sot ne ditët tona Zotit Jezus është duke vepruar duke e shenjtëruar kishe e tij për ta paraqitur pa njolla përpara Atit. Vetëm duke kuptuar rendësin e kishës për Krishtin ne mund te kuptojmë me te vërtet se sa te rëndësishme jemi ne për te. Është shume e rëndësishme ta shikojmë veten si pjese te Kishës se Perëndisë, si pjese e Popullit te Tij. Duke patur parasysh rendësin e ekzistencës se Kishës do te shikojmë me poshtë disa aspekte te saj.
1.2 Çfarë është ne te vërtet Kisha
Për te kuptuar sa me mire te jete e mundur mësimin biblik persë i përket Kishës, le te fillojmë te shikojmë kuptimin e fjalës “Kisha”. Shpesh kuptimi modern i fjalëve nuk është kuptimi për te cilin ajo fjale ka qene e përdorur ne Bibël. Prandaj është e rëndësishme te kuptojmë termin dhe kuptimin qe Perëndia i Jep ne Bibël Kishës. Pra çfarë kuptojmë ne kur shikojmë te përdorur termin KISHA ne Bibël.
1.2.1 Kuptimi i Fjalës “Ekklesia”
Çfarë është “Ekklesia”? Çfare kuptojmë ne me Ekklesia? Fjala ne greqishte “Ek-Klesis” është me prejardhje nga fjala tjetër greke “Kaleo” qe e përkthyer fjale për fjale do te thotë “Thirrje”. Nëse do te shpjegonim fjale për fjale Ek-do te thotë “Nga”, ndërsa fjala tjetër “Kaleo” ka kuptimin e “te thirrur”. Pra nga greqishtja kjo fjale ka kuptimin e një grupi njerëzish te thirrur jashtë nga një grupe me i madh ose jashtë nga shtëpitë e tyre. Ne greqishte kjo fjale përdorej për te thirrur jashtë qytetaret për tu mbledhur ne sheshin e qytetit. Përdorej nga judenjte për te pershkruajtur mbledhjen e asamblesë se Izraeliteve Përshkruante do lloje mbledhje te njerëzve se bashku. Ne Dhjamen e re fjala “Ekklesia” përdoret për te pershkruajtur njerëzit e lindur serishmi, ndjekësit te Jezus Krishtit, qe Perëndia i ka thirrur jashtë nga masa për te qene populli i Tij. Ne kohen e Jezusit kjo fjale nuk përdorej asnjëherë për te pershkruajtur mbledhje Fetare. Ne Biblën tone fjala Ekklesia është përdorur 115 here prej te cilave 113 here është përkthyer “Kisha” dhe pjesa tjetër është përkthyer “asambleja”. Duhet te kuptojmë edhe njëherë qe kur ne kohen e DhR përdorej kjo fjale kishte kuptimin e disa njerëzve te thirrur jashtë për një qellim te caktuar qe mund te ishte (Politik, Historik,Artistik etj.). Për here te pare ne atë kohe ne DhR u përdor fjala Ekklesia për te treguar një mbledhje Fetare. Pra fjala Ekklesia ne DhR tregon popullin e Perëndisë te thirrur jashtë për ti shërbyer Atij. Ne DhR fjala Kishe përdoret për te treguar dy Realitete te ndryshme: Kisha Universale dhe Kisha Lokale. Është shume e rëndësishme te kuptojmë këto dy përdorime te Fjalës Ekklesia.
1.2.2 Kisha Universale
Le te shikojmë shkurtimisht Kishën Universale. Ne disa pjese te DhR, fjala “Kisha” përdoret për te treguar te gjithë ata qe Perëndia ka thirrur jashtë nga popullsia e botes për ti quajtur populli i Tij. Ne këtë raste “Kisha” nënkupton “Kisha Universale”. Perëndia kur shpëton dike e Ben atë pjese te Kishës Universale. Pra kisha universale nënkupton te gjithë Besimtare nga te gjitha Kohërat ne te gjitha pjesët e Botes. Ne shembull shume te mire ne lidhje m kishën Universale e gjejmë tek Efesianet kapitulli 1, ne te cilin Pali përshkruan atë qe Perëndia Atë ka bere me ane te Jezus Krishtit: “dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës,”Efesianet 1:22. Jezus Krishti është Kreu i Kishës , kreu i kishës Universale. Jezusi është kreu i çdo besimtari te vërtet. Kur Bible flete për faktin se, Krishti është kreu i Kishës, Kisha është nusja e Krishtit dhe qe kisha është trupi i Krishtit e ka fjalën për Kishën Universale. Kisha Universale nuk është e dukshme, nuk është një institucion njerëzor, ne te nuk ka asnjë liste te pjesëtareve te saj. Këta dy terma qe ne sapo përdorem nuk janë terma te veçante apo qe bien ne kontradikte me njeri-tjetrin. Çdo kishe lokale është përfaqësuese e kishës universale dhe çdo grupe i vogël besimtares është Kisha e Perëndisë pa aq sa dhe Kisha universale.
1.2.3 Kisha Lokale
Kuptimi i dyte i fjalës “Kishe” ne DhR është kisha Lokale. Kisha lokale është një përbashkësi e te krishterëve qe mblidhen se bashku diku për te adhuruar,njohur dhe për ti shërbyer Krishtit. Është Kishe lokale sepse është e kufizuar nga ana gjeografike për numrin e njerëzve qe bëjnë pjese ne te, ne mënyre qe ata te mund te mblidhen se bashku ne mënyre te rregullte. Sa është e mundur prestaret e një kishe lokale duhet te jene besimtare te vërtet ne Jezus Krishtin, por Bibla na tregon qe pjesëtare te një kishe lokale janë dhe ata persona te cilët shfaqen si besimtare dhe bëhen pjese e një kishe lokale, e te vërtet këta njerëz nuk janë te shpëtuar. Te gjithë besimtaret e një kishe lokale bëjnë pjese ne kishën universale. Edhe pse Bibla nuk na i jep ketë mësim shpesh here kishat lokale janë te organizuara ne denominacione (Grupime) te ndryshëm. Ashtu si mund te ketë besimtare jo te vërtet, kështu mund te ketë dhe isha jo te vërteta, te rreme prandaj duhet te jemi te kujdesshme për ketë gjë, ka njerëz qe e paraqesin veten si një kishe por ne te vërtet ata nuk ndjekin Krishtin. Ne me te shumtën e rasteve kur ne DhR përdoret fjala kisha përdoret për kishën lokale. Le te shikojmë dy shembuj ne lidhje me ketë gjë:
“Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshëndesin shumë në Zotin.” (1 Korintasve 16:19)“ A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit,” (Jakobi 5:14 )
Këto dy vargje dhe shume te tjerë si këto janë referime te qarta për kishe lokale. Pak me përpara thamë qe një kishe duhet te njihet si e tille. Ashtu si jo çdo burrë e grua qe jeton se bashku ne kohet tona janë te martuar, ashtu dhe jo çdo grup njerëzish qe mblidhen se bashku edhe pse gjoja me qëllimin për te adhuruar Perëndinë nuk janë një kishe. Psh: “Një grup besimtaresh qe ndoshta mund te punojnë ne një firme se bashku dhe ne kohen e dreke mblidhe, luten dhe lexojnë biblën këta nuk mund te jene një Kishe. Kur ti je i ftuar për darke edhe pse mund te shkosh çdo dite te javës për darke te lexosh biblën, te lutesh, te flasësh për Zotin deri edhe te marrësh simbolet ne këtë vend, nuk mund te quhesh Kishe.”
Një kishe është një numër njerëzish qe e njohin veten si te tille sepse vetëm kështu se bashku ata mund ti shërbejnë Perëndisë ne Unitet, dhe mund te aplikojnë parimet e kishës qe Zoti jep e shkrim. Kjo mund te krahasohet me një çifte qe jetojnë se bashku pa qene te martuar edhe pse nga pamja e jashtme ata mund te duken si te tille ata nuk janë përgjegjës përpara ligjit për martesën dhe nuk mund te përfitojnë asgjë si te martuar. Ne te njëjtën mënyrë një grup besimtaresh duhet te jetojnë si një kishe lokale qe te përfitojnë nga bekimet e Perëndisë. Një kishe mund te ekzistoje ne çdo vend qe Perëndia ka thirrur njerëz te shpëtohen. Një kishe lokale (ka shume qe nuk janë kisha lokale te vërteta) duhet te këtë Jezus Krishtin ne Krye, ose me mire te themi qe duhet ti nënshtrohet Fjalës qe Jezusi na ka lënë. Prandaj çdo mësim qe i përket strukturës se kishës, mënyrën se si duhet te sillemi me njeri tjetrin, disiplina e Kishës, mësimi qe duhet te jepet ne kishe i përket gjithmonë kishës lokale dhe jo asaj Universale. Pra për te përmbledhur atë qe sapo thamë, Bibla na flete si për Kishën Universale qe është bashkësia e te gjithë besimtareve te te gjitha kohërave, dhe për Kishën Lokale qe është një grupe besimtarësh qe mblidhen se bashku për te përmbushura atë qe Perëndia na mëson për Kishën, nëse do te zgjeroheshim me shume do te thonim qe kisha është e fokusuar ne shërbesa, ne adhurim, ne ungjillëzim etj. Është shume e rëndësishme qe kur lexojmë Biblën te mund te kuptojmë këto dy Gjera
1.3 Si Filloj Kisha
Kur mundohemi te shikojmë se çfarë është Kisha, përpara nesh dalin disa pyetje. PSh: Kur filloj Kisha? Mos ndoshta Izraeli ishte Kisha ne Dhjamen e Vjetër? Ne Dhjamen e vjetër Izraeli ishte populli i Perëndisë dhe kushdo qe dëshironte ti afrohej Perëndisë duhet ta bënte këtë gjë vetëm nëpërmjet Judaizmit.
Por mbas ringjalljes dhe ikjes se Zotit Jezus ne qiell, Ai ndërtoj diçka te re. Formoj një popull te ri, një popull ne te cilin mund te besh pjesë pa kaluar nga Judaizmi. Ky popull i ri i Perëndisë e ka emrin KISHA. Kisha filloje ditën e Rrëshajave, ne Jerusalem kur Krishti dërgoj Frymën e Shenjte për here te pare mbi besimtaret, Atë dite ata pake besimtare qe u mbushen me Frymën e Shenjte predikuan ne mënyrë publike dhe kthyen me ane te Frymës 3000 vete ne besim. Qe nga ajo dite njerëzit mund te merrnin shpëtimin pa kaluar nga Judaizmi, partat e qiellit u hapen per te gjithë me ane te Jezus Krishtit.
Gjate DhV Zoti e kishte mbajtur te fshehur formimin e Kishës, por kishte treguar planin e tij per te shpetuar te gjithë njerëzit me ane te Krishtit Shpëtimtarit. Ky shpëtim për te gjithë kombet ishte nje mister, diçka e mbajtur fshehur deri ne formimin e Kishës ne Jerusalem. Perëndia kishte treguar disa ane te popullit te Tij te ri por pa kaluar ne detaje, duke e zbuluar këtë mistere te plote ne Kishën e Tij ashtu si na tregon dhe apostulli Pal tek Efesianet:
“Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m`u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit, dhe për t`u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezus Krishtit; që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë, sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,”( Efesianet 3:8-11)
Pra gjate Dhiatës se Vjetër , Izraeli ishte populli i Perëndisë por jo Kisha . Sot Izraeli është i lënë ne një fare mënyrë mënjanë. Do te shikojmë një here tjetër se çfarë dua te them me “E lënë mënjanë”
Kisha është e ndare nga Izraeli, Izraeli nuk është Kisha, dhe anasjelltas.
1.3.1 Lindja e Kishës se Hershme
Dhe tani le te shikojmë ndoshta kapitullin me te rendesishem ne formimin e Kishës, ky është Mateu 16, ky është nje diskutim midis Jezusit dhe Dishepujve. Tani le te shikojmë me vëmendje ketë pjese. Këtu është përdorur per here te pare fjala Kishe ne lidhe me besimtaret. Le te lexojmë 16:13-20.
“Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``. Dhe ata thanë: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët``. Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``. Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej. Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë. Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej``.Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.”Mateu 16:13-20
Është e rëndësishme te kuptojmë këtë pjese për te kuptuar me se miri se çfarë ne te vërtet është Kisha, kush janë bazat e kishës ose me sakte se kush është Shkembi i themelit mbi te cilin Jezusi do te ndërtojë kishën e Tij? Çfarë do te thotë Jezusi kur deklaron qe: “Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë...”?
Pra për ta kuptuar me mire këtë thënie duhet te shikojmë kontekstin ne te cilën Jezusi bën këtë deklaratë. Dishepujt nuk e kishin kuptuar akoma qe Jezusi ishte Mesia i premtuar dhe qe ishte mishërimi i profecive te Dhiatës se Vjetër. Ata ishin judenj dhe si çdo jude ishin ne pritje te shpëtimtarit te premtuar, ne këtë moment ata po ndjekin Jezusin dhe e dinin qe Jezusi ishte një njeri i ardhur nga Perëndia. Ata e dinin qe ai ishte nje njeri normal qe jepte mësim me autoritet dhe qe kishte pushtet. Por ata nuk e kishin kuptuar akoma qe me te vërtet Jezusi ishte Krishti, Perëndia i bere njeri, shpëtimtari i premtuar.
Prandaj ne momentin qe i pyet ata “Kush thoni ju se unë jam”, Ai nuk e beri pyetjen për te marë një përgjigje por ishte një pyetje si udhërrëfyese domethënë ishte një pyetje qe do ti drejtonte ata qe kuptonin me te vërtet identitetin e Tij. Pjetri përgjigjet për te gjithë te tjerët dhe ai deklaron për here te pare qe Jezusi ishte Krishti, biri i Perëndisë se gjalle. Njeriu ne vetvete nuk mund te kuptoje se kush është Jezusi ashtu si po ndodh ne këtë moment me Pjetrin te cilit Jezusi thotë se kjo e vërtet ju zbulua atij nga Perëndia.
Ne Ungjillin e Lukes Jezusi Falënderon Atin qe u ishte zbuluar me ane te tij njerëzve. Luka 10:21-22.
“Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frymë dhe tha: ``Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu. Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t`ia zbulojë``.
Është e rëndësishme te kuptojmë se njeriu nuk është i afte te njohe Perëndinë nëse ai nuk ju zbulohet atyre.
Duke patur ne mendje këtë te vërtet, kthehemi përsëri ne pjese qe po shikojmë. Ashtu si e kishte zakon te bënte Zoti Jezus, me ane te një pyetje tërhoqi vëmendjen e dishepujve ne atë qe donte t’ju mësonte atyre. Deri ne këtë moment Perëndia nuk u a kishte treguar atyre akoma qe Jezusi ishte Krishti, biri i Perëndisë. I kishte lejuar ata te shikonin shume nga mrekullitë e Tij por nuk u kishte hapur akoma sytë qe te kuptonin te vërtetën. Tani ne këtë moment atyre u hapen sytë dhe shikojnë me te vërtet se kush ishte Jezusi. Ata njëjtën qe Jezusi ishte Krishti. Sot shume njerëz dine nga ana intelektuale dhe historike qe Jezusi është Krishti, biri i Perëndisë. Por ata nuk e dine një gjë te tille ne zemrën e tyre. Nuk e njohin ne mënyrë personale si Krishtin. Dikush mund ta njoh Krishtin si shpëtimtarë te jetës se tij vetëm nëse Perëndia i hap sytë për këtë gjë.
Perëndia u kishte shfaqur/treguar këtë gjë Pjetrit dhe dishepujve te tjerë.
1.3.2 Pra Jezus Krishti është guri i themelit
Pra për ti vendosur kapakun kjo e vërtet “Qe Krishti është biri i Perëndisë pra Krishti” është e vërteta dhe guri i themelit mbi te cilën Perëndia e ndërton kishën e Tij. Kisha e ka themelin mbi personin e Jezus Krishtit. Dikush behet pjese i kishës se Perëndisë kur ai i hap sytë qe te shikoje se Jezus Krishti mund ta Shpëtoj dhe është i vetmi. Pra edhe njëherë Jezus Krishti është themeli i Kishës. Ka nga ata qe duan te thonë qe Tjetri është themeli mbi te cilin Jezusi e ndërtoje kishe e tij, por kjo nuk ka asnjë baze Biblike.
Per shembull ne te gjithë Dhjamen e Re te gjithë dishepujt tregojnë qe e dinin se kisha ishte krijuar mbi bazament te forte qe ishte Zoti Jezus. Asnjë nga apostujt duke përfshirë këtu dhe Pjetrin, foli për Pjetrin si baza themeltare e Kishës. Nuk kishte asnjë fije dyshimi tek dishepujt e Jezusit ne lidhje me Rolin e Tij ne Kishe. Miq, kjo e vërtetë është Jezusi është aty plotësisht Krishti, Biri i Perëndisë është shkëmb në të cilën Perëndia e ndërton Kishën e Tij. Kisha është dhënë mbi personin e Jezus Krishtit. Një bëhet një pjesë e Kishës, kur Perëndia i hap sytë tanë të njohim se Jezusi është Krishti që nuk kurseu jetën e vete për Kishën. Prandaj, Jezus Krishti është themeli i kishës. Ai ndërton Kishën vetë. Ka nga ata që do të thonë se Pjetri është shkëmb në të cilën Jezusi ndërton kishën e tij. Kjo nuk është në përputhje me mësimin biblik.
Për shembull, në gjithë Dhiatën e Re, është thënë se të gjithë apostujt e dinte se Kisha është themeluar ne Jezus Krishti, asnjë prej tyre, duke përfshirë Pjetrin nuk kishte dyshim për themelet e Kishës qe ishte Jezus Krishti.
Për shembull tek 1 Korintasve 3, Pali shpall qe ka vetëm një themel:
“9 Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë. 10 Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të, 11 sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezus Krishti.”. (1Korintasve 3:9-11)
Ne këtë pjese apostulli Pal deklaron ne mënyrë te qarte se Krishti është i vetmi themel. Shpall qe ky themel tashme është vendosur dhe nuk mund te vendosesh një tjetër. Me fjale te tjera Jezus Krishit është Themeli. Kjo është e vërteta qe Pjetri kishe pare ne Mateun 16 dhe është mbi këtë te vërtet qe Perëndia e ndërton Kishën e Tij.
Le te shikojmë atë qe Pjetri thotë tek 1 Pjetrit 2. Ne këtë pjese ai është duke Folur për Jezus Krishtin dhe se si ai e ndërton Kishën e Tij. Në këtë pasazh, Pali apostull thotë mendje qartë se Jezus Krishti është baza e vetme. Di qartë se kjo bazë është tashmë ajo qe ndjekin, dhe nuk është e mundshme paraqesin një tjetër baze apo themel te kishës. Me fjalë të tjera, të vërtetën se Jezusi është Krishti është themeli. Kjo është e vërteta e njëjta që Pjetri kishte njohur në Mateu 16, dhe ajo është në këtë të vërtetë që Jezus Krishti ndërton Kishën e tij.
Gjithashtu të dëgjoni se çfarë thotë për veten e tij, Pjetri tek 1 Pjetrit 2. Në këtë pasazh, Pjetri është duke folur rreth Jezus Krishtit dhe se si Jezusi ndërton Kishën e tij. “4edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezus Krishtit. 5Sepse në Shkrimet lexohet: ``Ja, unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak``. 6Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: ``Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen``. 7Duke qenë të pabindur, ata pengohen në fjalë, dhe për këtë ata ishin të caktuar. 8Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme;.” (1 Pjetrit 2:4-8) Pjetri e përshkruan Krishtin si guri i themelit ne kete pjese. Ne këtë pjese besimtaret përshkruhen si gurë te gjalle, qe ndërtohen nga Krishti për te formuar një familje Frymore me pak fjale për te formuar Kishën. Kjo është e gjithë e Vërteta biblike ne lidhje me rrëfimin e Pjetrit.
1.3.3 Problemet e hershme te kishës lokale
Qellimi i vertet perse dua te perballem me argumentin e Problemeve kur Kisha e Krishit lindi eshte qe te mund tju tregoj se sa shume probleme kishte gjate fillimit te ndertimit te saj dhe se si ne menyre te Mbrekullueshme Perendia e ndertoje kishen e Tij. Ne radhe te pare Bibla na tregon se ne nje moment te cakuar te fillimit te jetes se Kishes Besimtaret u Shperndane ne te gjithe boten e atehershme nga Frika se mos i vrisin dhe ketu eshte dhe Sauli nje nga aktoret kryesore te perndjekjes dhe Perendia vete nderhyri dhe e ktheu Palin nga Persekutore ne te Persekutuar. Disa Probleme te tjera ishin:
1. Tensionet racore mes hebrenjve dhe johebrenjve, që u zgjidh nga dishepujt qe emëruar dhjakët për t'u kujdesur për nevojat e të gjithë (Veprat 6:1-7), dhe lidhet me kishë sot në atë që drejtuesit mund perdorin dhjakët për të ndihmuar në sherbesen e kishës lokale nga ana praktike.
2. Konflikti mbi synetllekun dhe a ishte e nevojshme për shpëtim, i cili u zgjidh duke pyetur apostujt dhe pleqtë në Jeruzalem (Veprat 15:1-2, 22, 29), dhe lidhet me kishën sot në urdhëresë rekomandim të pagëzimin me ujë në këtë pagëzimin e ujit është e rëndësishme, por jo e nevojshme për shpëtim.
* Rezistonin autoritetit e qeverisë romake, e cila u zgjidh duke deklaruar se Perendia eshte Sovran për të gjithë besimtarët që "t'i nënshtrohen autoritetet qeverisëse" (Romakëve 13:1-7), dhe ka të bëjë me besimtarët e kishës sot, sepse duhet te mesohen sot të respektojnë qeverinë.
3. Përçarje në mesin e besimtarëve në kishë, e cila u zgjidh nga thirrje biblike per te qene bujar ndaj njëri-tjetrit (Filipianëve 2:1-4), dhe kjo lidhet me kishën sot në që besimtarët janë ende me zenka dhe pa unitet per shkak te konflikteve personale.
Këto janë vetëm disa shembuj të problemeve në kishën e hershme dhe se si ato janë zgjidhur, si dhe se si ato lidhen me kishën e diteve te sotme. Kjo tregon dhe ne nje fare menyre nderhyrjen e te vajosurve te Perendise, pra Pleqet dhe Apostujt te cilet u perdoren nga Perendia per te Ndertuar Kishen e Tij.
1.4 Qëllimi Kryesore i kishës se hershme
Ajo qe vlen për tu përmendur dhe për tu kujtuar ne çdo moment te ditës tone apo ne çdo moment qe ne mblidhemi ne nje takim kishe, është qe qëllimi kryesore i kishës lokale te hershme ishte Mateu 28:
18, Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ``Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
19, Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,
20, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen``.
dhe ne këtë mënyrë duhet te jete dhe qëllimi kryesore i Joni, ne kishe e hershme besimtaret jetonin për Krishtin ne aspektin sikur Krishti do te kthehej nga çasti ne çaste, po ne ne këtë kohe çfarë jemi duke bere......
1.5 Konkluzione
Faleminderit Perëndisë për te vërtetën qe ka thënë ne Jezus Krishtin përsa i përket jetës se kishës. Faleminderit Krishtit qe me ane te sakrificës se tij ja dha mundësinë qe te bëjmë pjese te kishës Universale. Prandaj duke qene ne nje pozite te tille nuk duhet te rrime thjeshte te mendojmë për mardhënien tone personale me Perëndisë, por duhet te mendojmë qe bëjmë pjese e populli i Perëndisë. Le te kujtojmë nga ky mësim qe një besimtare është pjese e kishës Universale dhe kishës Lokale, kjo është ajo qe bibla mëson. Kur ne jemi duke lexuar Biblën është e rëndësishme te kuptojmë e se kur flitet për Kishën për cilën prej tyre behet fjale. Kisha e pati fillimin ditën e rrëshajave tek Veprat kapitulli 1. Pra është e rëndësishme qe përsëri te mbajmë mend qe Izraeli nuk është Kisha dhe Kisha nuk është Izraeli. Dhe duke lexuar Mateun 16 pame atë te vërtet te mrekullueshme qe ishte fale Perëndisë qe ne dimë qe Jezusi ishte Krishti shpëtimtari. Ne fillimi Perëndia na tregoj mëkatet tona dhe me pase na tregoje rrugen e vetme te shpëtimit prej këtyre mëkateve. Ne pjesën tjetër do te shikojmë se si Perëndia arriti te vendoste rregull dhe autorit ne kishe....