TUESDAY, SEPTEMBER 07, 2010

A mund te me ndihmoje Feja te Shpetohem?

image
Njeriu është quajtur një kafshë fetare. Enciklopedia e Fesë dhe Etikës (moralit) jep listën e qindra mënyrave, me të cilat njeriu ka provuar ta shuajë dëshirën e zjarrtë dhe ndjenjat fetare. Njeriu ka adhuruar Diellin, Hënën e yjet; tokën, zjarrin dhe ujërat; idhuj të bërë prej druri, guri dhe metali; peshq e shpend. Ata kanë adhuruar perëndi dhe shpirtra të panumërt të cilët s'ishin asgjë tjetër veçse prodhimi i imagjinatës së tyre të çoroditur. Ndërsa të tjerët janë përpjekur ta adhurojnë Perëndinë e vërtetë përmes sakrificave të shumëllojshme, ceremonive, riteve fetare dhe shërbesave të tjera. Por ?feja', sado e sinqertë të jetë, nuk mund ta zgjidhë problemin e mëkatit të njeriut, së paku për shkak të këtyre tri arsyeve:

Feja kurrë s'mund ta kënaqë Perëndinë. Feja është ide e vetë njeriut me të cilën ai përpiqet të pajtohet me Perëndinë, por mjerisht çdo përpjekje e tillë është e kotë, sepse edhe orvajtjet më të mëdha të njeriut janë të meta dhe kështu s'pranohen nga Perëndia. Bibla e thotë qartë se: madje dhe veprat tona janë krejt të ndyra. Perëndia kërkon përsosmëri; feja nuk arrin ta plotësojë një kërkesë të tillë.

Feja kurrë s'mund ta largojë mëkatin. Meritat tuaja kurrë s'mund të paguajnë veset tuaja të këqija. Veprat e mira nuk mund t'i pastrojnë të këqijat. Nëse një njeri pajtohet me Perëndinë, kjo s'është për shkak të veprave të tij, që të mos mburret njeriu. Asnjë vepër a përvojë fetare si psh: pagëzimi, kungimi, krezmimi, mesha, frekuentimi i kishës, lutjet, dhuratat, flijimet e ndryshme, leximi i Biblës a ndonjë gjë tjetër - s'mund të fshijë ndonjë mëkat.

Feja s'mund ta ndryshojë kurrë natyrën e mëkatshme të njeriut. Sjellja e njeriut s'është në këtë rast problem, por është vetëm një simptomë. Thelbi i problemit njerëzor është problemi i zemrës së njeriut, dhe nga natyra, zemra e njeriut është e çoroditur dhe e korruptuar. Frekuentimi i kishës dhe pjesëmarrja në ceremoni fetare mund të të bëjnë ta ndiesh veten mirë, por këto nuk të bëjnë njeri të mirë. Kush mund të sjellë atë që është e pastër nga e papastërta? Askush!

Është e qartë që disa nga aktivitet fetare të lartpërmendura, janë të mira. Për shembull, është mirë të shkohet në kishë, të lexohet Bibla dhe të lutemi, sepse Perëndia thotë t'i bëjmë këto gjëra. Por nuk guxon t'i varësh shpresat tek ato për t'u pajtuar me Perëndinë; jo vetëm që ato janë të pafuqishme për t'ia arritur këtij qëllimi, por nëse ju e vini besimin tek ato për shpëtimin tuaj, do të shtohet mëkati juaj si dhe dënimi juaj.

(Isaia 64,6; Efesianëve 2,9; Jobi 14,4).